E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga minister i pavaresise ne persekutim dhe pa varr

Flet Qemal Karaosmani Jam krenare qe trashegoj emrin e stergjyshit. E verteta e arkives flamurit dhe penes se Pavaresise


Qemal Karaosmani eshte pak i njohur per shqiptaret e megjithate eshte nje nga firmetaret e aktit te Pavaresise minister ne qeverine e Vlores dhe besnik i Ismail Qemalit. Madje nga ky i fundit trashegoi arkiven flamurin dhe penen e Pavaresise.


Qemali i Ri eshte i biri i Shazivarit djalit te vetem te Masar Karaosmanit te birit te Qemal bej Karaosmanit. Internimi i tyre u be ne vitin 1946 prej shtepise madheshtore ne lagjen Spajkorre ne shtepine e lagesht te Mihal Lakatarit ne Kavaje. Kane kaluar mbi 60 vjet por brez pas brezi kjo familje qe u rrenua nga komunizmi transmetoi ndjenjat e atdhetarise dhe krenarine e prejardhjes.


Sternipi kujton se Qemal Karaosmani humbi gjithcka qe kishte pas clirimit dhe ra ne depresion. Madje tentoi edhe vetevrasjen per shkak te gjendjes se krijuar dhe ne vitin 1949 nderroi jete.


Qemal Karaosmani kishte ruajtur me amanet te dhuruar nga Ismail Qemali bashke me Lef Nosin arkiven flamurin dhe penen e Pavaresise. Sternipi i tij tregon se flamuri iu dhurua nga Qemal Karaosmani shqiptareve te Bostonit gjate nje vizite qe ata bene ne Shqiperi. Ata i kishin kerkuar Qemalit nje pjesez te Pavaresise dhe flamuri i ngritur ne Vlore perfundoi ne Boston tek shqiptaret e Amerikes.


Por nderkohe arkiva dhe pena e arte e shoqeruar nga letra qe i kishte lene ne frengjisht Ismail Qemali ruhej si thesari me i cmuar ne familjen e Karaosmaneve edhe pse kishin perfunduar ne varferi ekstreme. Djali i Qemal Karaosmanit Masari u detyrua te jape arkiven dhe penen kur Ferit Vokopola i shkoi ne shtepi.


Qemal bej Elbasani e kishte lene amanet ruajtjen dhe mostjetersimin sic edhe e deshmon letra shoqeruese e penes se falur. Gjyshi e kishte amanet por me hir apo me pahir ia dha Ferit Vokopoles pasi perndjekja e ndiqte familjen tone si hije. Pena perfundoi ne Muzeun Kombetar ndersa arkiva ne Arkiven e Shtetit.


Familja Karaosmani jetoi nen friken e perndjekjes arrestimit dhe persekutimit deri ne vitet e para te demokracise. Masari studioi ne France ne Tuluze ne te njejten kohe me Enverin. Iu desh te mbylle gojen e te vazhdoje punen e madje te zbatoje reformat agrare pikerisht ne pronat e te atit ne Lushnje. Duke rrjedhur nga nje familje e pasur ai e kishte perhere friken se do te arrestohej e denohej.


Nje here gjyshin e shoqeruan ne dege dhe i terhoqen vemendjen pse degjonte Radio Londren. Gjyshi u tha se vetem ai e kishte degjuar dhe se nuk kishte folur asnje fjale me te tjeret. Duke qene se kishte njerez dashamires e lane te lire. Gjyshi mbyllte gojen dhe po keshtu djali i tij Shazivari babai im qe vazhdoi si punetore i thjeshte ne fabriken e qelqit.
Sternipi Qemali thote se edhe kur ka marre emrin e stergjyshit prinderit e kane thirrur me nje emer tjeter qe te mos binin ne sy.


Nderkohe varri i Qemal Karaosmanit qe vdiq ne Kavaje u zhduk pa nam e nishan. Ne varrezat e vjetra te Kavajes mbi stacionin e trenit u ndertuan zyrat e Fidanishtes dhe varret u sheshuan duke zhdukur edhe eshtrat. Familja nuk i kerkoi dot eshtrat nga frika dhe tashme nje nder firmetaret e pavaresise figure e njohur me kontribute nuk ka nje varr perkujtimi.


Pas 90-s Qemal Karaosmanit iu njohen meritat vlerat dhe kontributi si nje nder patriotet firmetaret dhe kontribuesit ne shtetin e pare shqiptar. Ai eshte shpallur qytetar nderi i Elbasanit ka marre dekoraten e Presidentit te Republikes dhe eshte vleresuar nga historia por kjo gje nuk ka ndodhur me pasardhesit e drejtperdrejte. Sternipi tregon se nuk eshte ftuar as ne shpalljen Qytetar Nderi as ne dekoraten qe i dha Presidenti dhe as ne aktivitete te tjera me rastin e Pavaresise.


As qyteti i Kavajes thote ai nuk ka organizuar asnje aktivitet qofte edhe nje vizite ne familjen e nje firmetari te Pavaresise ne diten e ngritjes se flamurit. Ne jemi pasardhesit e drejtperdrejte. Une mbaj emrin e stergjyshit tim dhe jam shume i nderuar.


Do te doja qe edhe institucionet ne Elbasan Kavaje e Tirane ta respektonin kete figure te rendesishme duke na bere pjese te kesaj feste qe per ne ka shume kuptim. Ai thote gjithashtu se nuk e di se ku ka perfunduar dekorata e Presidentit kur duhet te ishte tek pasardhesit e drejtperdrejte te kesaj familje ne Kavaje.


Nderkohe qe viziton Elbasanin sternipi me emrin e stergjyshit Qemal Karaosmani thote se ka deshire te dije se cila rruge e qytetit mban emrin e stergjyshit te tij. Ai madje viziton edhe lagjen ku ka banuar familja Karaosmani. Tashme kjo lagje ka ndryshuar e jane bere shtepi te reja. Sternipi me nostalgji thote se Elbasani mbetet vendlindja e te pareve nderkohe qe Kavaja eshte qyteti qe i mikpriti dhe i strehoi.


Familja e vjeter Karaosmani


Qemal Karaosmani apo sic eshte njohur ndryshe me mbiemrin Elbasani u lind ne vitin 1875 ne qytetin e Elbasanit prej nga eshte dhe origjina e hershme e familjes Karaosmani nje prej shtepive me te njohura te saj.


Nuk dihet me saktesi se ne cperiudhe u vendosen Karaosmanet ne qytetin e Elbasanit por mendohet se te pakten qe nga fillimi i shekullit te XVII ata kane banuar aty ne lagjen Spaikorre ku pati lindur babai i Qemalit Shazivari vete Qemali si dhe femijet e nipat e mbesat e tij.


Duke qene nje familje bejleresh dhe mjaft e pasur Shazivar Karaosmani i krijoi mundesine djalit te tij Qemalit qe te shkonte dhe te shkollohej ne Turqi. Qemal Karaosmani studimet e shkolles se mesme dhe ato universitare i ndoqi ne Turqi dhe i perfundoi ato ne vitet e fundit te shekullit te XVIII duke u diplomuar ne Stamboll per Administrate Civile dhe Ekonomi.


Gjate asaj periudhe qe studioi ne Turqi ai ra ne kontakt dhe u njoh me disa nga patriotet shqiptare dhe figurat me te shquara te Rilindjes Kombetare sic ishte Murat Toptani me te cilin lidhi miqesi te ngushte. Se bashku me Muratin ai shkoi dhe vizitoi shtepine ku banonte familja e vellezerve Frasheri ne Kara Toporak pasi me pare ishin njohur edhe me vajzen e Naimit Asijen.


Pas diplomimit ne Stamboll ai u emerua ne Prefekturen e Janines ku nuk qendroi shume gjate pasi u transferua per ne qytetin e Beratit duke u emeruar si Drejtor i Kadastres. Ne qytetin e Beratit Qemali bashkepunoi ngushte me Aziz Pashe Vrionin dhe Iljaz Vrionin me te cilet u perpoq dhe luftoi mjaft per perhapjen e ndjenjave kombetare dhe gjuhes shqipe.


Nisur nga ai kontribut qe dha per perhapjen e arsimit shqip ne vitin 1908 Qemali u ftua si delegat ne Kongresin e Manastirit ku ai mbrojti alfabetin qe u miratua me pas nga ai kongres. Gjate asaj kohe ai shkoi dhe ne qytetin e Shkupit ku u takua dhe bashkepunoi edhe me patriotet e tjere si Feim Zavalanin Gjergj Qirjazin e Bedri Pojanin.


Nje ndikim te madh tek Qemali kishte edhe kusheriri i tij Aqif Pashe Elbasani me te cilin ai bashkepunoi ne organizimin e Kongresit te Elbasanit dhe per celjen e shkolles Normale te atij qyteti.


Aty nga viti 1900 Qemal Karaosmani u martua me Aishe Resulin nga familja e njohur e bejlereve te Beratit. Vellai i saj Ahmet bej Resuli ka qene nga me te degjuarit e asaj shtepie.


Nga ajo martese ata paten gjashte femije Masari Hadija Qamurani Shehriaja Behija dhe Aliu. Djali i madh Masari u shkollua ne Paris per Agronomi dhe nje nga arsyet kryesore qe e detyroi babane e tij Qemalin ta dergonte ne ate dege ishte qe te kthehej ne Shqiperi dhe te merrej me modernizimin e fermes se tij bujqesore qe kishte familja nen pronesi.


Masari pas vitit 1944 e deri sa vdiq punoi ne Kavaje si agronom. Ndersa te kater vajzat e Qemalit u shkolluan ne qytetin e Elbasanit dhe u moren me punet e familjes kurse vellai i vogel i tyre Aliu vdiq fare i ri. Duke qene nje familje e madhe dhe e njohur per traditat patriotike Qemal Karaosmani edhe miqesite e tij i beri po me familje te njohura e atdhetare.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›