Skrapar, i riu plagos të dashurën dhe nënën e saj

Ngjarje e rëndë në Skrapar. Një i ri ka plagosur me armë zjarri të dashurën dhe nënën e saj. Ngjarja ndodhi në fshatin Spathar. Të plagosura kanë mbetur shtetasja Liri Arizaj dhe vajza e e saj, 18 vjeçare. Ato janë nisur drejt spitalit t çorovodës për të marrë ndihmë mjekësore.
Vajza dhe i riu dyshohet se kanë pasur një lidhje dashurie. Mendohet se pas një zënke mes çiftit, i riu ka shkuar në banesën e vajzës dhe ka qëlluar ndaj saj dhe të ëmës. Nuk dihet identiteti i autorit të ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime.