PS nis të shpërndajë programin e qeverisë (po çfarë nënkupton Paloka me qëndrime ekstreme?)
Partia Socialiste ka njoftuar të gjithë të interesuarit se do të shpërndajë në selinë e saj programin qeverisës pas akuzave të Partisë Demokratike se po e mban fshehur programin përpara seancës ku do diskutohet miratimi i qeverisë së re.
Megjithatë, të bien në sy kërcënimet e forta të demokratëve se do ndërmarrin masa ekstreme nëse nuk do e kenë programin në dorë.
Është e njëjta opozitë që deklaroi një ditë më parë se do jetë opozita ndryshe.
Por gjuha e Edi Palokës të kujton opozitën e vjetër që kanë bërë demokratët, e dhunshme, plot baltë e shpifje.
E nisën kaq shpejt rrugën e zakonshme?/ep