E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj: Do rindërtojmë shkolla dhe do ofrojmë ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës

Bashkia e Tiranës do të rindërtojë shkolla dhe do të japë ekspertizë në rimëkëmbjen e Ukrainës në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës që po përballet me shkatërrimin pas pushtimit rus.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ditë më parë një takim me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky. Në një postim në Facebook Veliaj shkruan se Zelensky i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelensky në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër. Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›