E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nuk do votojë heqjen e imunitetit të Metës dhe Priftit

Grupi Parlamentari i Partisë Socialiste ka vendosur të jenë të pranishëm në seancën e nesërme plenare, por nuk do të marrë pjesë në votimin për heqjen e imunitetit të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe deputetit Dritan Prifti. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë selisë rozë për “Ora News”.
 

Përfaqësuesit e PS-së dje në konferencën e Kryetarëve kundërshtuan mbledhjen e Kuvendit të mërkurën pasi sipas tyre duhet kohë që deputetët të njihen me materialet për tre pikat në rendin e ditës së seancës plenare.
 

Socialistët kanë pranuar në parim Këshillin e Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve për heqjen e imunitetit të dy deputetëtve Meta e Prifti që akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›