Ancelotti: Torres po përmirësohet

Paraqitja e dytë e Fernando Torres në fanellën e Chelseat ishte një përmirësim krahasuar me debutimin e tij, sipas menaxherit Carlo Ancelotti.
Spanjolli luajti 70 minuta në barazimin 0-0 ndaj Fulhamit dhe edhe pse humbi disa raste, Ancelotti ka dalë në mbrojtje të lojtarit.
“Mendoj se ai duhet të punojë me ekipin, ai ka shans. Ai po ashtu duhet ta njohë mënyrën tonë të lojës. Mendoj se paraqitja e tij për 60 minuta ishte e mirë. Ai kishte dy raste të mira për të shënuar dhe nuk ishte me fat. Ai ka qenë i mirë krahasuar me paraqitjen e tij të fundit kundër Liverpoolit”, ka thënë Ancelotti për Sky Sports 1.