E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Volfart Te rivendoset dialogu demokratik dhe institucional

Një ditë para vendimit të Kolegjit Zgjedhor, mbi zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Tiranë, Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka theksuar nevojën e përmbylljes së procesit të zgjedhjeve vendore të datës 8 maj 2011 sipas ligjeve në fuqi.

Gjatë takimit që pati me kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart, kreu i shtetit është shprehur se të gjitha palët duhet të rpesin me qetësi gjykimin përfundimtar, të paanshëm e të pandikuar politikisht nga ana e institucioneve të pavarura ligjore përkatëse, në këtë rast të Kolegjit Zgjedhor.

Institucion, që sipas Presidentit do të thotë fjalën e fundit në lidhje me këtë proces të stërzgjatur.

Sipas zyrës së shtypit pranë Presidencës, Presidenti Topi dhe Ambasadori Volfart vunë në pah nevojën për nisjen sa më shpejt të punës me konsensus dhe dialog ndërpartiak për reformimin e Kodit Zgjedhor në fuqi dhe përmirësimin e mangësive të tij aktuale.

Nga ana e tij, Ambasadori Volfart vuri theksin në nevojën e rivendosjes së dialogut institucional e funksional demokratik.

Presidenti i Topi dhe Ambasadori Volfart, ndanë të njëjtin shqetësimin përsa i përket mos-shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve vendore.

Ata janë shprehur se duhet të funksionojë vetëm ligji dhe shteti i së drejtës në mënyrë që të zbatohen standardet e vërteta të drejtësisë e të demokracisë më të konsoliduar perëndimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›