Topi: Vendimi i Kolegjit, i paanshëm dhe jo politik
Ndërsa me 6 korrik do të mbyllet përfundimisht procesi elektoral i zgjedhjeve lokale të 8 majit me anë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për Tiranën, OSBE është në pritje të këtij rezultati për të hartuar më tej raportin përfundimtar për këto zgjedhje në vendin tonë.
Në kuadër të kësaj pritshmërie , kreu i misisonit të OSBE gjatë kësaj kohe ka zhvilluar takime me krerë të politikës në vendin tonë. Vetëm një ditë para vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ambasadori Eugen Wolfarth ka zhvilluar një takim të gjatë prej më shumë se 90 minutash me presidentit e republikës Bamir Topi.
Në faqen zyrtare elektronike të presidentit të republikës janë bërë publike detajet e këtij takimi ku thuhet se palët kanë theksuar gjatë bisedës për situatën politike në vend dhe se palët duhet të presin me durim dhe të pranojnë çdo vendim që do të japë Kolegji Zgjedhori i cili pritet të thotë fjalën e fundit për rezultatin në kryeqytet.
Sërish si presidenti Topi dhe ambasadori Ëolfarth janë shprehur se duhet mbyllur sa më parë procesi i tejzgjatur zgjedhor në Tiranë në mënyrë që të fillojë sa më shpejt të puna me konsensus dhe dialog ndërpartiak për reformimin e Kodit Zgjedhor në fuqi dhe përmirësimin e mangësive të tij aktuale.
Presidenti i Republikës dhe Ambasadori i OSBE-së, duke pasur parasysh aspiratat ende të papërmbushura integruese evropiane të mbarë popullit shqiptar, ndanë shqetësimin përsa i përket mosshpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve vendore, duke vënë në dukje se: "Në këto momente duhet të funksionojë vetëm ligji dhe shteti i së drejtës në mënyrë që të zbatohen standardet e vërteta të drejtësisë e të demokracisë më të konsoliduar perëndimore.