E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce banoret e Gores ne proteste

Ndërtimi i një hidrocentrali në fshatin Strelcë të Komunës së Gorës ka shkaktuar panik tek banorët të cilët flasin për dëmtime të shumta si pasojë e punimeve.

Ata kanë ngritur shqetësimin se fillimisht u është premtuar se ndërtimi i hidrocentralit në zonën periferike të fshatit do të ishte dobi-prurës, por me vënien në zbatim të projektit kanë nisur të kenë shqetësime të shumta. Familjet e këtij fshati i cili ndodhet në një prej zonave të thella të Korcës ngrenë shqetësimin se firma e cila po kryen punimet ka ndryshuar projektin fillestar duke i zhvendosur punimet nga periferia mespërmes fshatit gjë e cila ka shkaktuar dëmtime të banesave, rrugëve por edhe varreve të vjetra të fshatit. Sipas banorëve  gjithcka është kryer nga ana e firmës për të ulur kostot e saj dhe nuk është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet këtyre banorëve. Banorët e fshatit ku momentalisht jetojnë 90 familje, e kanë ngritur këtë shqetësim edhe pranë Prefekturës dhe Ministrisë së Mjedisit, por duket se gjithcka ka rënë në vesh të shurdhër. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›