E majta busull-humbur
Ne te gjithe Europen partite e majta jane ne dashuruara me opoziten. Ne nje bote demokratike e liberale ku tashme identitetet ideologjike te shekullit XX po shkrifetohen si keshtjella rere duket se eshte e veshtire per te majten europiane te zevendesoje parimet tradicionale komuniste apo social-demokrate.
Ne disa vende si Gjermania Franca dhe Italia partite e qendres se djathte gjallojne ne pushtet per shume vite. Ndersa situata eshte pak me e komplikuar ne Britani ku Partia Konservatore qeveris ne koalicion me Liberal-Demokratet qe mund te konsiderohen nje parti e majte. Per te perfunduar panoramiken partite e qendres se djathte kane arritur fitore ne zgjedhjet e fundit europiane.
Dominimi i qendres se djathte ne politiken europiane nuk vjen si pasoje e dobesise se te majtes. E djathta ka fituar zgjedhjet gjermane te 2009 ato britanike ne 2010 dhe ato franceze ne vitin 2007 ne saje te lidereve te forte dhe efektive si Nikolas Sarkozi Angela Merkel dhe David Kameron. Ne menyre te ngjashme e majta spanjolle ishte ne gjendje te fitonte drejtimin e qeverise permes nje figure te mire-percaktuar politike sic eshte ende Zapatero.
Megjithate Sarkozi dhe Merkel sot jane duke kaluar nje periudhe te veshtire. Deri pak kohe me pare Angela Merkel ishte gruaja e mrekullive per Gjermanine dhe Bashkimin Europian por fati politik sikur i ka nderprere buzeqeshjen Zonjes Gjermane e cila nuk eshte me ne gjendje per te bashkuar gjermanet nen flamurin e koalicionit te saj. Sa perket Sarkozise popullariteti i presidenti francez po humbet konsensusin qe nje here e nje kohe dukej i pathyeshem.
Prandaj e majta europiane po sheh mundesine per te rikuperuar pak terrenin e humbur ne Bashkimin Europian sepse jane disa faktore qe vijne ne favor te saj. Kriza ekonomike per te dhene nje shembull vazhdon te sakatoje financat e Europes pavaresisht sherimit te dukshem ne disa vende te Bashkimit Europian. Pavaresisht nga cdo gje megjithate mundesite reale te te majtes per te marre hak mbi te djathten jane mjaft te pakta. Socialistet dhe Social Demokratet kane mungesa ne ide efektive per te zgjidhur problemet qe ndesh sot Europa. Per me teper shoqeria moderne shume e zhvilluar eshte duke luftuar kunder nje lloj te ri te krizes dhe kriza e re eshte pa ndonje konotacion te qarte ideologjik.
Te dy faktet qe kane marre shume vemendje ne medie kohet e fundit pas debimin nga territori francez te shtetasve bullgare dhe rumune me origjine rome dhe publikimi i nje libri kritik ndaj islamit te anetarit partise SPD-se Theo Sarrazin ne Gjermani duke vertetuar keshtu tezen e se djathtes europiane se BE-ja nuk eshte ne gjendje per te administruar ceshtjet e lidhura me emigracionin dhe se emigrantet nuk mund te integrohen ne shoqerine perendimore pa politika korrekte dhe se emigrantet myslimane nuk tregojne asnje mirenjohje per bujarine e treguar nga vendet qe i kane pranuar ato.
Pervec pranise se te huajve kercenim per sigurine kombetare. Sipas te njejtes retorike Europa nuk eshte duke investuar sa duhet ne mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe se nuk eshte ne gjendje te perballoje agresionin kulturor islamik. Fakti qe Sarrazin eshte nje perfaqesues e Social Demokracise gjermane duket se konfirmon vdekjen e idealeve te te majtes pasi lideret e saj per dekada te tera kane luftuar racizmin dhe nacionalizmin duke mbrojtur kauzen e nje shoqerie tolerante dhe multi-kulturore.
Me shume modeli Lula sesa modeli radikal-chic Zapatero - Recetat klasike te te majtes nuk jane me te mjaftueshme per te zgjidhur ceshtjet kyce te shoqerise moderne. Ne fushen ekonomike dhe financiare edhe pse e majta vazhdon te shpalle fundin e neo-liberalizmit d.m.th modeli i ushqyer nga e mendimtare te se djathtes ajo nuk arrin te propozoje nje alternative konkrete dhe praktike. Ne luften kunder terrorizmit metodat me te rrepta u zbatuan nga qeverite e majta ne Britani Gjermani dhe madje edhe ne Spanje. Ne Britanine e qeverisur nga Partia Laburiste ishin te majtet qe vendosen per pjesemarrjen ne luften e Irakut duke injoruar keshtu traditen pacifiste te partise se tyre.
Dobesimi i se majtes Europiane shkon krah per krah me rritjen e jashte kontinentit te nje model socialist shume me agresiv sic deshmon rasti i Venezueles. Sipas shume intelektualeve te zhgenjyer nga kapitalizmi forca e ideologjise se Hugo Chaacutevez eshte se perkunder te gjitha masat te futur nga socializmi ekstrem ne Venezuele - shtetezimi i bizneseve kontrolli i medies retorika anti-amerikane - Chavez nuk ka guxuar te krijoje nje sistem totalitar te bazuar ne Marksizem-Leninizem.
Venezuela eshte ne gjendje te financoje eksportimin e socializmit te saj te cuditshem dhe terrorizem me financime te ETA-s dhe FARK-ut kolumbian sepse ajo mban karakteristikat themelore te nje ekonomie moderne. Presidenti brazilian Lula da Silva i preferuari i levizjeve anti-kapitaliste ka ulur pak intensitetin e radikalizmin te tij per te garantuar begati dhe siguri te qendrueshme shumices se brazilianeve. Formula e perdorur nga Lula eshte e ndryshme nga ajo e se majtes tradicionale dhe konsiston ne krijimi i nje ekonomie te forte ne dobi te nevojave te shtetit. Nuk eshte rastesi qe armiqte europianeve te globalizimit ngrene ne qiell modelin Lula dhe jo ate te Chavez apo Zapateros. Ne vecanti kryeministri spanjoll u detyrua te kufizonte programin e tij majtas per te luftuar kunder katolicizmit tradicional dhe konservatorizmit te shoqerise spanjolle.
Ne Europe reduktimi i dallimeve mes te djathtes dhe se majtes ne menyre te pashmangshme dobeson me shume te dyten. Ne politike tani ideologjia klases se proletariatit eshte me pak e rendesishme. Nuk eshte me e anetaresimit ne eurosocializem ajo qe ka rendesi por eshte identitetit kombetar ose rajonal ajo cka ben diferencen. Mirepo rruga qe e majta europiane duhet te beje per te rindezur pishtarin ideologjik ne Evrope duket se eshte e gjate dhe e mbushur plot me rreziqe.
Aneksi europian shqiptar - E djathta shqiptare pas nje agjerimi tete vjecar nga pushteti qendror per te cilen duhet thene iu rrembye me revolucion bolshevik pas falimentimit te firmave piramidale ia doli te rifitonte kryesimin e qeverise. Kryeministri Berisha me ekipin e tij qeverises ne mandatin e tij pare riktheu dinjitetin e shtetit ne binaret normale duke arrestuar pjesetaret e me shume se 200 organizatave kriminale qe gjallonin ne vend sheroi thesarin e shtetit aq sa beri te mundur gjate nje mandati kater vjecar te ndertonte infrastrukturen rrugore me perparesi kombetare sic eshte ajo e rruges Durres ndash Morine e cila ishte lene ne harrese nga qeverite e shumta socialiste. Anetaresimi ne Nato dhe agjenda europiane jane investimi me i madh i qeverise Berisha12. Mandati i dyte i saj ka nje risi thelbesore pasi qeverisja eshte ndare me LSI-ne e cila ka 20 perfaqesim ne programet qeveritare. Kurse opozita e majte shqiptare pas humbjes trullosese te vitit 2005 nuk ka arritur ende te zgjohet dhe te punoje ne realitet. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama edhe pse pergjegjesi kryesor i humbjes fatale te zgjedhjeve te kaluara vazhdon te drejtoje partine e majte me metoda aspak transparente.