PS, prezanton programin e ri politik
Tiranë- Kreu i PS-së Edi Rama ka prezantuar para Asamblesë Kombetare të partisë, programin e ri partiak. Do të hapen 300 mijë vende të reja pune, një Shqiperi pa plehra brenda mandatit të parë qeverisës, ulje e takses së sheshtë, heqje e TVSH për produktet baze, politikë e re fiskale, zgjidhje përfundimtare e çeshtjes së prones etj. Këto jane disa nga pikat e programit të ri të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij kreu Rama ka treguar programin e ri dhe ka shtuar se pasi të miratohet ai do të shkojë derë më derë t’ja prezantojë çdo shqiptari.
Asambleja Kombetare e Partisë Socialiste u mblodh sot, për të miratuar reformën organizative të PS-së dhe programin e ri të saj. Anëtarët e dy grupëve të punës që kanë hartuar programin e ri dhe reformen organizative bëjnë me dije se sot mund të ketë ndryshim të draftëve, të cilet do të votohen krejtësisht nga 1500 delegatët në Kongresin e partisë me 5 nentor. Miratimi i dy draftëve të sotem do të jenë dhe dy elementët kryesorë mbi të cilët Partia Socialiste pretendon të fitojë zgjedhjet e vitit 2013.
Shkrime të tjera me interes: