Partia Socialiste: Kallëzim penal për Lulëzim Bashën
Tiranë- Këshilltarët socialist kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Bashës. Sipas tyre projekti që po zhvillohet për rregullimin e sheshit Skëndërbej po realizohet në shkelje me ligjin, pasi mungon leja e ndërtimit, mungon madje edhe projekti. Për këto arsye shkelje akuzohet për shpërdorim detyre kreu i bashkisë Basha. Këshilltarët e grupit socialist të kryesuar nga Aldrin Dalipi kanë dorezuar padinë kundër tij pranë Prokurorisë së Tiranës.
Në kallëzimin penal që ata kanë depozituar nënvizohet se kostoja e punës në shesh deri tani llogaritet mbi 1 milion euro. Lidhur me këtë padi, që sështë e para ndaj Lulëzim Bashës , është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Përgjithsme. Kujtojmë se ndaj Bashës janë depozituar dhe tre kallëzime të tjera penale. Si ai i 21 janarit në kohen kur ishte Ministër i Brendshëm, akuza për abuzime në rrugën Durrës-Kukës në kohen kur ishte Ministër i Punëve Publike apo kallëzimi për hapësiren detare kur ishte Ministër i Jashtëm.
Shkrime të tjera me interes: