KLSH, Partia Demokratike rrëzon propozimin e Topit
Tiranë- Demokratët në Komisionin e Ekonomisë kanë hedhur poshtë sot kandidaturen e propozuar nga presidenti Bamir Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ata e kanë cilësuar këtë propozim si të papërshtatshëm, pasi sipas tyre kandidati nuk përmbush kriteret profesionale për atë post. Një ditë më parë vetë kryeministri Berisha e cilësoi po ashtu të papërshtatshëm kandidimin e Shehut për kreun e KLSH-së.
Duke akuzuar presidentin Topi për moskonslutim me Parlamentin për emrin që do të propozonte. Nga ana e tij Shehu ka deklaruar se qeveria e ka eklipsuar KLSH-në. KLSH-ja duhet të jetë i pavarur nga qeveria, dhe se roli i saj është të rrisë rolin auditues dhe të dërgojë shkelësit para drejtësisë- ka theksuar ai. Ndërkohë përfaqësuesit socialist në Komision nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e votimit.
Shkrime të tjera me interes: