E Diel, 1 Nëntor 2026

PS propozon dy emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së

Partia Socialiste ka propozuar sot dy emrat për anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kështu, dy emrat e propozuar për anëtarë të rinj të KQZ-së janë Denar Biba dhe Albana Shtylla, raporton Ora News.

Propozimi është deklaruar në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor të PS-së, mbajtur me dyer të mbyllura pas fjalës hapëse të kreut të socialistëve, Edi Rama.

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor përcaktojnë se dy partitë kryesore propozojnë nga dy emra për anëtar të KQZ-së, ndërsa LSI dhe PBDNJ, si dy partitë më të mëdha të koalicionit mazhoritar dhe opozitar nga një anëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›