PS proteston sot në Gërdec, në kujtim të 3-vjetorit të tragjedisë
Partia Socialiste pritet të organizojë sot një protestë, në kujtim të tre vjetorit të tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Opozita pritet që të nisë protestën e saj në orën 17:00 në Gërdec ku protestues nga qytete të ndryshme të vendit do të mblidhen në vendin ku tre vite më parë ndodhi shpërthimi i depos së municioneve.
Sipas PS-së shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi për t`i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut.