PS pyetje te tjera Bashes. Tahiri Te sqaroje genjeshtrat per pasurine

Partia Socialiste i ka drejtuar sot pyetje te tjera kandidatit Basha ne lidhje me fakte qe e implikojne ate ne mashtrim ose pastrim parash.
Deputeti Saimir Tahiri i drejtoi sot 7 pyetje Bashes pas pergjigjeve te zbehta te kthyera nga zedhenesja e tij nje dite me pare.
Kandidati me i perlyer nga skandalet mashtrimet dhe vjedhjet ne 20 vitet e historise se pluralizmit ne Shqiperi duket se ka ndermend te fshihet perseri pas pergjigjeve te mekura duke fshehur te verteta te hidhura per te dhe publikun ne lidhje me skandalin me te fundit te bere te ditur ne media. I vetmi justifikim qe ka dhene dje ish-ministri kandidat eshte gabimi i nje noteri holandez ne lidhje me pasaporten e tij. Por pyetjet per te cilat duhet te pergjigjet Lulzim Basha mbeten ende pa pergjigje
- Perse shtepine qe e bleu ne Holande per vleren 450.000 Gulden e ka deklaruar ne Shqiperi sikur e ka blere per 510.000 Gulden plot 60.000 Gulden me shume
- Perse shtepine qe shiti ne Hollande ne vitin 2008 e deklaroi te sikur e kishte shitur ne vitin 2007
- Si ka mundesi qe shtepine e shitur ne vitin 2007 e shiti ne vitin 2008 me po te njejtin cmim e vlere qe e kishte deklaruar nje vit me pare ne vitin 2007
- Ku i gjeti parate per te shlyer kredine bankare te marre ne nje banke Hollandeze nje vit perpara se te shiste shtepine
- Perse deklaroi se kredine e shleu me parate e shtepise qe nuk kishte shitur ende e qe do e shiste nje vit me vone
- Si ka mundesi qe si minister ka detyruar shtetin shqiptar ta pajise me 3 pasaporta diplomatike te treja te vlefshme njekohesisht
- Per cilat arsye i duheshin Lulzim Bashkes 3 pasaporta te ndryshme te treja diplomatike te treja te vlefshme Lulzim Basha ben mire qe keto pergjigje tia jape shqiptareve perpara se ata ta gjykojne me vote e po me vote ta lene pa pune e pa imunitet ne pritje qe ta gjykoje drejtesia tha para mediave deputeti socialist.
Ne pritje te pergjigjeve te Bashes Tahiri theksoi se nje njeri qe genjen per pasurine e tij nuk e ka problem te genjeje perseri per te vjedhur pasurine e te tjereve dhe kete race politikani qe drejtesise i fshihet me imunitet e qe popullit i fshihet pas plumbave duke mbijetuar me vjedhjeve votash dhe manipulim zgjedhjesh shqiptaret do e nxjerrin para drejtesise me vote ne 8 maj.