E Diel, 1 Nëntor 2026

PS denoncon manipulimet e listave zgjedhore ne njesine nr 10

Kandidatja e Partise Socialiste ne njesine bashkiake nr 10 Enada Alikaj denoncoi sot manipulimet ne listat e zgjedhesve.


Ajo theksoi se rreth 140 emra zgjedhesish jane te dubluar nderkohe qe 261 persona te tjere rezultojne te shtuar ne listen perfundimtare te zgjedhesve si pasoje e kontratave fictive te qirase.


Gjithashtu kandidatja e Aleances per te Ardhmen e cila shoqerohej nga deputetja e PS Ledi Shamku verejti se 40 persona jane lene pa qender votimi duke u hequr fare nga listat e zgjedhesve ne kundershtim te plote me Kodin Zgjedhor.

Kujtojme se dy dite me pare deputeti socialist Saimir Tahiri denoncoi te njejtat probleme ne njesine 6 ne Kombinat.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›