E Martë, 3 Nëntor 2026

PS rezolutë për dënimin e sulmit në Banjskë: Serbia të heqë dorë nga veprimet armiqësore, rrezikohet siguria në rajon

Partia Socialiste ka përgatitur një rezolutë për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e rajon.

Në rezolutën e PS dënohet ashpër sulmi i armatosur që i mori jetën punonjësit të Policisë Afrim Bunjaku dhe la të plagosur 2 të tjerë, ndërsa i bën thirrje SHBA-BE dhe aleatëve strategjikë që të ngrenë në nivelin më të lartë alarmin dhe aksionin demokratik për të parandaluar rrezikun që i kanoset sigurisë e paqes në Kosovë, rajon e më gjerë.

Po ashtu, në rezolutën e PS përgëzohet qeveria e Kosovës për masat e marra me qëllim parandalimin e goditjen me mjete kushtetuess e ligjore përpjekjeve për cenimin, sulmimin dhe rrezikun e rendit kushtetues të Kosovës dhe jetës së qytetarëve.

Më tej, i kërkohet Serbisë që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore ndaj Kosovës dhe hapjen e një hetimi serioz e transparent ndaj organizatorëve e autorëve të sulmit terrorist.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›