E Diel, 1 Nëntor 2026

PS ripërsërit kërkesën për hapjen e kutive

Deputeti i PS-së, Besnik Bare tha gjatë një konference për shtyp se, me kërkesën për transparencë, PS kërkon të mbyllë etapën e tranzicionit në Shqipëri.

"Berisha nuk bën hapat e duhura për të provuar sa i ndershëm është dhe kjo është e papranueshme për një vend me standarde demokracie", deklaroi deputeti Bare.

Në vijim të deklaratës, Besnik Bare shtoi se, "ne i bëmë hapat tona drejtë kompromisit, me të vetmin synim që ta radhisim Shqipërinë përkrah vendeve të BE-së, jo vetëm përsa i përket lirisë së vizave, por dhe standardeve demokratike".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›