E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia zgjedh Presidentin e ri

Kandidatët për kryetar shteti janë dhjetë. Sipas sondazheve dy kandidatët kryesorë janë kryetari i parlamentit, Bronislaë Komoroëski, dhe vëllai binjak i ish-presidentit, Jaroslaw Kaczynski.

Nëse askush nga kandidatët nuk do të marrë sot më shumë se 50 për qind të votave, atëherë më 4 korrik do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve.

30.5 milionë polakë kanë të drejtë të votojnë deri në orën 20:00 kur mbyllen dhe qendrat e votimit. Rezultatet zyrtare do të publikohen nga Komisioni kombëtar zgjedhor të hënën në mbrëmje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›