E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Zgjidhja e krizës, në respekt me kushtetutën

Duke shprehur keqardhjen që pas një muaji nga darka e punës në Strasburg, ka mungesë përgjegjshmërie dhe produkt real të zgjidhjes, Rama theksoi se “përfaqësuesit e dy forcave politike kryesore duhet të gjejnë zgjidhjen e duhur për kompromis të nevojshëm në përshpejtimin e procesit integrues të vendit”.

Sekretari i përgjithshëm në LSI, tha se “qëndrimi i opozitës për rrëzimin e drafteve për kompromis nga maxhoranca është spekulativ, pasi draftet rrëzohen, ose pranohen kur palët janë ulur në tryezën e dialogut”.

"Nga pozicione inekstremis, apo nga bunkere partish, nuk mund të gjykojmë dhe konkludojmë se cili draft është pranuar, apo rrëzuar",shtoi ai.

Rama nënvizoi se këmbëngulja e partnerëve ndërkombëtarë dhe mos reshtja që palët, apo partnerët politikë në Shqipëri të gjejnë një zgjidhje, është edhe ajo çfarë duhet të bëjnë aktorët politikë.

"Natyrisht që ky qëndrim, nxjerr zbuluar impenjimet dhe angazhimet e partnerëve në Shqipëri përballë jo vetëm apelit ndërkombëtar, por më e rëndësishmja, përballë interesave të qytetarëve shqiptarë, që janë interesa evropiane. Integrimi evropian i vendit është i pakthyeshëm", tha Luan Rama.

Sipas tij, "është i dëmshëm qëndrimi intolerant dhe mungesa e vullnetit për hapësira bashkëpunimi. Natyrisht hapësirat për kompromis janë, por për të parë këto hapësira duhet që në një shtet demokratik dhe ligjor çdo gjë fillon dhe mbaron me respektimin e Kushtetutës”.

Ndërkaq, Luan Rama bëri të ditur se LSI është përfshirë në fazën e ristrukturimit, veçanërisht në fushatën për zgjedhjen kryetarit të LSI-së për qytetin e Tiranës. "LSI do të vijojë të kontribuojë për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit, si dhe për krijimin e një realiteti politik dhe klimë bashkëpunimi sipas standardeve evropiane", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›