E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-se i mbetet vetem Gjirokastra

Keshillat

Pas permbysjes qe ndodhi ne Keshillin e Qarkut te Fierit socialistet fituesit e zgjedhjeve ne pjesen derrmuese te bashkive te vendit kane tashme nen kontroll vetem Keshillin e Qarkut te Gjirokastres. Por edhe ne kete qark situata nuk eshte fort e sigurt per te majtet. Njesoj si ne Fier prefektja e Gjirokastres ngriti nje padi dhe arriti te realizonte me ane te nje vendimi gjykate pezullimin e aktivitetit te keshillit te qarkut. Aktualisht ne Gjirokaster nuk ka levizje numrash pra kalim te keshilltareve nga e majta tek e djathta por vendimi qe pezulloi aktivitetin e krereve te sapozgjedhur te keshillit u krijon demokrateve komoditetin per te punuar ne terren per permbysjen e mazhorancave ne komuna dhe bashki te vogla ashtu sic ndodhi ne Fier. Ne favor te demokrateve eshte edhe situata e renduar financiare e keshillit te qarkut administrata e te cilit nuk paguhet prej dy muajsh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›