Rama: Qeveria, gati per te merituar besimin
Kabineti qeveritar i se majtes, qe pritet te marre detyren gjate javeve te ardhshme, mbylli dje takimin e zhvilluar ne Shkoder. Aktiviteti dy ditor pati si objektiv miratimin e programit te 100 diteve te pare dhe diskutimin e ideve per situaten ne ekonomi dhe gjendjen e rendit publik. Ashtu si diten e pare te takimit, ne perfundim te tij, nuk pati komunikime me mediat nga ministrat e zgjedhur. Ndersa kreu i PS-se, ne rrjetin social Twitter shprehet se kabineti i ri eshte “nje skuader e gatshme per te merituar besimin e 23 qershorit”. Lidhur me temen e diskutimeve te bera ne dy mbledhjet qe kane zgjatur gjithsej tete ore, Rama shprehet se jane vendosur piketat e per ditet e para te qeverisjes. Gjithashtu, Rama s’shton se 300 ditet e para do te percaktojne natyren e qeverisjes dhe cilesine e marredhenies me njerezit. “Vendosen ne Shkoder piketa te qarta per 100 ditet e para, si edhe per 300 ditet qe do te percaktojne natyren e qeverisjes dhe cilesine e marredhenies me njerezit”,- shprehet kreu i PS-se. Burime nga takimi dy ditor i kabinetit “Rama” bejne te ditur se eshte arritur dhe bashkimi i qendrimeve mes PS-se dhe LSI-se per ceshtjet programore. Dy koordinatoret e programeve, Ilir Beqaj per PS dhe Emond Haxhinasto per LSI kane paraqitur ne mbledhje draftin ku qendrimet programore jane paraqitur ne menyre te integruar ne nje qendrim. Debatet kryesore mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, para zgjedhjeve kane qene per taksen progresive dhe premtimin e socialisteve per shendetesine falas. Ne lidhje me taksen progresive, dy forcat politike kane rene dakord per perdorimin e saj gjate vitit te ardhshem dhe duke mos e aplikuar ne menyre te menjehershme ne te gjitha bizneset. Nje theks i vecante i eshte kushtuar situates ekonomike ne vend, ku kreu i PS-se ka kerkuar monitorimin e situates dhe hartimin e strategjive afatgjata nga Ministrite e linjes. Takimi eshte cilesuar si produktiv nga kreut i PS-se. Mesohet se te gjithe ministrat kane paraqitur ne takim strategjine per secilin dikaster, si dhe strukturen e ministrive perkatese. Ne perfundim te mbledhjes gjate dites se pare, Rama ka shetitur ne zonen pedonale te qytetit te Shkodres, i shoqeruar edhe nga disa ministra. Rama eshte takuar dhe me mjaft qytetare, ndersa me pas ka shkruar ne rrjetin social se qytetareve do t’ua ktheje me pune besimin qe i kane dhene. “I mrekulluar nga perzemersia e besimi i qytetareve qe takova ne rruget e Shkodres. Do t'ua kthej me pune te ndershme e te palodhur per ta”,- shkruan kreu i PS-se, Edi Rama.
Programet
“Vendosen ne Shkoder piketa te qarta per 100 ditet e para, si edhe per 300 ditet qe do te percaktojne natyren e qeverisjes dhe cilesine e marredhenies me njerezit”,- shprehet kreu i PS-se. Burime nga takimi dy ditor i kabinetit “Rama” bejne te ditur se eshte arritur dhe bashkimi i qendrimeve mes PS-se dhe LSI-se per ceshtjet programore
“Stop rrenimit”
Rama kerkon zbatimin e nismes
Ne takimin me kabinetin e ardhshem qeveritar, kreu i PS-se Edi Rama eshte ndalur ne projektin e prishjes se ndertimeve pa leje, “Stop rrenimit”. Mesohet se kreu i PS-se eshte shprehur se nisma per kontrollin e territorit dhe frenimin e ndertimeve pa leje, duhet te zbatohet nga institucionet e linjes qe do te ngrihen pas marrjes se detyres se qeverise se re. “Stop rrenimit” eshte nisma e prezantuar nga kreu i PS-se, ku me ane te nje faqeje interneti, qytetaret mund te denoncojne ndertimet pa leje. Kreu i PS-se, ne prezantimin e nismes eshte shprehur se faqja e internetit eshte “hapesira ku secili prej jush mund te kontribuoje ne betejen jetike kunder kancerit te abuzimit me territorin ne bregdet”.