PS shkon majtas

Skender Minxhozi - Edi Rama e shpalli programin e tij. Tashmë askush s’do ta akuzojë se bredh nëpër studiot televizive dhe podiumet e mitingjeve me dosje bosh në dorë dhe as se nuk ofron dot një alternativë.
Të paktën në letër. Gjithashtu, pakkush do të mund të thotë këtej e tutje, se PS nuk “thotë gjëra të majta”. Të paktën sipas kanuneve klasike të asaj që konsiderohet si e majtë në një vend demokratik.
Programi socialist merr përsipër të zgjidhë problemin e madh e kompleks të keqqeverisjes në Shqipëri. Ky duket objektivi strategjik i katër nënndarjeve që e përbëjnë tekstin e tij. Nga punësimi tek taksat, nga menaxhimi i territorit te korrupsioni, nga politika e jashtme te qëndrimi ndaj ligjit e institucioneve, nga pronat tek administrata publike e sistemi i drejtësisë, ky program i ndryshëm nga ai i 2009-s për nga konkretësia e ofertës, shënon një alternativë të qartë qeverisjeje. Duke e hedhur propozimin e tyre në meidanin e shqiptarëve rreth një vit e gjysmë para mbajtjes së zgjedhjeve, socialistët duket se kanë menduar që të vendosin qysh herët një hipotekë psikologjike për garën e zgjedhjeve të vitit 2013.
Programi i PS jep një mundësi reale për të votuar pozitivisht në zgjedhjet e ardhshme, e jo vetëm “për inat të shtetit”. Si i tillë, ai është një sinjal se procesi i pjekurisë së klasës sonë politike, megjithëse milimetrik e i padallueshëm, është në avancim e sipër. I fokusuar mbi disa kriza të vjetra e të reja, nga të cilat lëngon Shqipëria, ku pronat, programi socialist merr disa angazhime të cilat do të jenë objekt debatesh, si brenda Kongresit të sotëm të PS, ashtu edhe mes rreshtimeve politike në javët e muajt që vijnë. Një akt gjithsesi normalizues, në një mjedis ku rëndom dëgjojmë sherre gjysmëvulgare e të personalizuara, larg çdo axhende që pasqyron nevojat e publikut.
Megjithatë, si çdo e mirë që ka nga pas një të keqe, edhe kjo sfidë e lëshuar nga ana e opozitës, do të mbetej e izoluar dhe e paplotë, nëse nuk do të ndiqte logjikën e vetme që mund të të sjellë në pushtet, në një ambient acid si Shqipëria: atë të ndërtimit të një strategjie të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse elektorale. Programi është një shtyllë solide, në momentin kur do të zyrtarizohet nga tërësia e forumeve brenda partisë e kur do t’i jetë shpërndarë votuesve të thjeshtë në të katër cepat e vendit. Por shtylla tjetër e madhe, ajo e procesit zgjedhor, është e një rëndësie të tillë, që mund ta zhbëjë “magjinë” dhe sharmin e një oferte politike dinjitoze. E këtu idetë dhe vizioni ia lëshojnë vendin taktikës. Sepse siç shkruante dje me të drejtë Preç Zogaj, tashmë në këtë vend ka pak rëndësi se çfarë ofrohet nga politikëbërësit, për sa kohë që janë prekur zgjedhjet.
Oferta opozitare kërkon t’i flasë sot më tepër zgjedhësit, sesa shtetit. Si e tillë, ajo nuk ka për qëllim të shtyjë drejt ndonjë kompromisi apo të investohet në ndërtimin e një liste veprimesh të përbashkëta me qeverinë. Madje, duke u ambalazhuar si projekti i “një dite më pas”, programi i PS mbetet në kuadrin e një kritike parimore ndaj qeverisjes aktuale. Çështja është se situata që kalon sot vendi, do të përcaktojë edhe sesi do të jetë ai nesër. Ligji i plehrave është vetëm një ndër zhvillimet dramatike që përjeton sot shoqëria shqiptare. Korrupsioni, politika e jashtme servile, koncesionet fantazmë e shkeljet flagrante të ligjit, shënojnë deformime që rrezikojnë ta kriminalizojnë në mënyrë të pakthyeshme qeverisjen. Nga ana tjetër, në horizontin e spektrit politik po përvijohen sigla e faktorë të rinj, që do të kushtëzojnë në një masë të caktuar ecurinë e ngjarjeve.
Për këto arsye, paraqitja e një programi për të ardhmen, s’mund të ndahet nga konteksti e dinamika aktuale e zhvillimeve. Sepse edhe fitorja e zgjedhjeve të vitit 2013 nuk ka për të qenë thjesht dhe vetëm një çështje oferte. Me shumë gjasë, shumica e njerëzve në këtë vend e patën bërë një zgjedhje edhe në 2009-n, edhe më 8 majin e shkuar. Por në fund pamë sesi kryetari i bashkisë u emërua nga qeveria, m’u në mes të Tiranës.
Programi politik i opozitës është fillimi, jo fundi i rrugës drejt kthimit të së majtës në pushtet. I cili do të vijë përmes tunelit fatkeqësisht ende shumë të errët të zgjedhjeve. Megjithatë, ky hap i hedhur duket suprizues, i guximshëm e sfidues. Edhe pse i vonuar...
Gazeta "Shqip"
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian.
AK: Partitë politike t’i lenë qokat
Aleanca Kuq e Zi duke uruar mbarë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, i bëri thirrje partive politike në vend që të heqin dorë nga kryerja e qokave sipërfaqësore politike në ditën e festave fetare. Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Deputeti socialist Ben Blushi e ka komentuar me nota pozitive kongresin e PS, i cili sipas tij ka treguar se partia më e madhe e opozitës ka filluar të mendojë si duhet. PD: Kongresi i PS, terapi grupi
Me anë të një deklarate, demokratët e kanë quajtur kongresin socialist si premierën e nje reality show krejtësisht të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, “Terapi Grupi”. Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”
Edi Rama shpalos para kongresit platformen dhe programin e ri të Partisë Socialiste. Ai mbrojti propozimin për një sistem të ri taksash, dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, zgjidhjen e cështjes së pronave, zhvillimin e turizmit, arsimit dhe sektorëve të tjerë.
Lajmet kryesore
Greqi, polikanët pakt historik për vendin
Qeveri koalicioni deri në zgjedhje
Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh