E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamil, prishen ndërtimet pa leje


Ndërtimet pa leje në Ksamil kanë nisur të prishen që nga mëngjesi i sotëm. Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit do të prishë 260 ndërtesa, shtëpi e hotele.
Operacioni drejtohet nga kreu i Inpektoriatit, Gjergj Bojaxhi, i cili në një prononcim për "Ora News" u shpreh se pas prishjeve të ndërtimeve në Ksamil, do vijohet me prishjet në Himarë. Ai deklaroi se ndërtimet pa leje nuk do tolerohen më.
Fillimisht do prishen 200 objekte të pabanuara apo në ndërtim e sipër, ndërsa gjatë gjithë javës do të prishen në tërësi 260 ndërtesa.

Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi i tha "Ora News" se nuk është bërë asnjë përpjekje për parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›