E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, spot elektoral në televizionin grek: Emigrantë, ejani e votoni Rilindjen!

Edi Rama në Rrashbull- faqe 6Partia Socialiste beson se me votat e emigrantëve do të bëjë ndryshimin. Ajo po punon fort kryesisht me emigrantët shqiptarë në Greqi, për të bërë të mundur që ata të vijnë të votojnë më 23 qershor.

Një spot elektoral ka nisur të transmetohet edhe në televizionin grek MEGA.

Aty shfaqet kryetari i PS, Edi Rama, duke u bërë thirrje emigrantëve që të votojnë Rilindjen.

Ne jemi krenarë për kombin tonë! Jemi krenarë për emrin tonë shqiptarë! Por sot Shqipëria është në hall. Kriminaliteti ka marrë kot. Drejtësi nuk ka! Varfëria është ulur këmbëkryq mes nesh. 2 në 3 të rinj janë të papunë, 1 në 2 15- vjeçarë nuk di shkrim dhe këndim. Prandaj, nisuni të dashur bashkatdhetarë që të jeni këtu në 23 qershor, për ti dhënë një dorë njerëzve dhe vendit tuaj që të mos keni më pushtetin në qafë, por një qeveri të re në krah. Për të rimëkëmbur ekonominë, bujqësinë dhe blegtorinë, arsimin dhe shëndetësinë, nisuni për të votuar Partinë Socialiste për Shqipërinë Europiane për Rilindjen që duam, thuhet në spotin elektoral./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›