PS sulm Bashes: Po abuzon me postin qe mban
Selia roze akuzoi serish dje Ministrin e Jashtem Lulezim Basha, se vazhdon te abuzoje me detyren, kete here duke perdorur ministrine per interesa personale e sulmuar opoziten. Deputetja socialiste, Arta Dade, tha dje se kryeministri Sali Berisha duhet ta kishte larguar me kohe ministrin, i cili perdor dhe podiumin e Ministrise se Jashtme, te asaj ministrie qe perfaqeson interesat e shtetit, per te sulmuar opoziten dhe per ta shitur ceshtjen ordinere ku eshte i perfshire, si ceshtje politike. "Kryeministri Sali Berisha duhet ta kishte zevendesuar kete minister prej kohesh, sikurse edhe opozita ka kerkuar, sepse ky minister nuk mund te na perfaqesoje te gjitheve", tha Dade. Sipas saj, ministri Basha duhet te largohet nje ore e me pare dhe te shkoj tek organet kompetente, duke respektuar shtetin, nese nuk ka ndermend te bej me deme per politiken e jashtme shqiptare. "Tashme nuk ka me asnje iluzion, dhe shqiptaret po binden cdo dite, se kjo eshte qeveria me e paafte dhe e korruptuar e te gjithe tranzicionit dhe pa dyshim qe Lulezim Basha eshte nje nga figurat me perfaqesuese te ketij korrupsioni dhe paaftesi, qe nis nga zyra e Sali Berishes", theksoi ajo. Dade i kerkoi Bashes, qe pervec doreheqjes, te mos abuzoje me patriotizmin sepse diplomacia qe ai drejton, tashme eshte e penguar per te kryer ate detyre fisnike qe i parashikohet ne kushtetute. Sipas saj, me Bashen ne krye, politika e jashtme e shtetit shqiptar, ne periudhen me te rendesishme te proceseve integruese per Shqiperine, por edhe per Kosoven, eshte ne doren e nje Ministri te Jashtem te marre si te pandehur per shkak te abuzimit me detyren me shuma te medha, ne menyre te paligjshme. "Ai duhet te ishte zevendesuar me nje figure te denje dhe dinjitoze, ne menyre qe te ulej si i barabarte me gjithe homologet e vet per ceshtje shume madhore te Shqiperise dhe Kosoves", vijoi Dade, duke vene theksin tek fakti se Basha po perdor ministrine per te sulmuar opoziten dhe per ta shitur ceshtjen ordinere ku eshte i perfshire, si ceshtje politike. Rozeta Rapushi
Dy dite me pare, Ministri i Jashtem Lulezim Basha u mbrojt nga podiumi i institucionit qe drejton, per te gjitha akuzat qe prokuroria dhe opozita po bejne ndaj tij, per abuzim me detyren ne rrugen Durres-Kukes. Ministri Basha beri te qarte, se nuk ka ndermend te jape doreheqjen per hetimet e akuzat qe rendojne mbi te per rrugen Durres-Kukes. Si dhe akuzoi te majten se po abuzon me shpifje ne akuzat kunder tij, me qellimin e vetem per te shtremberuar ndertimin e rruges me te rendesishme. "Une ushtroj detyren time dhe do te vazhdoj ta bej kete", beri te qarte Basha