Thaci: Harrojeni gjashtepikeshin, eshte i pazbatueshem

Harrojeni gjashtepikeshin, ai eshte i pa zbatueshem ne Kosove. Ky eshte reagimi i Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, lidhur me planin gjashtepikesh te miratuar ne Keshillin Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara per shtrirjen e misionit te Bashkimit Evropian, EULEX, ne shtetin e ri. "Kosova ka qendrim te qarte, i cili mbeshtetet ne respektimin e vullnetit te popullit dhe ne respektimin e dokumentit te presidentit Ahtisari, duke respektuar Kushtetuten dhe sovranitetin e Republikes se Kosoves dhe refuzimin kategorik te gjashtepikeshit, qe eshte dokument i Beogradit", theksoi kreu i ekzekutivit kosovar ne fshatin Recan te Komunes se Prizrenit. Ne kete vizite ai ishte i shoqeruar nga zevendeskryeministri, Hajredin Kici dhe ministrat e kabinetit te tij, Enver Hoxhaj, Sadri Ferati dhe Zenun Pajaziti. Qindra qytetare te Recanit dhe te fshatrave perreth te tubuar ne Shtepine e Kultures, me ovacione te shpeshta kane percjell dhe pershendetur fjalimin e kryeministrit Hashim Thaci dhe ministrave te kabinetit te tij. "Nuk do te lejojme qe ne Kosove te kete qytetare te rendit te pare dhe te dyte. Secili do te jete i barabarte, pa marre parasysh perkatesine etnike, kjo vlere eshte e precizuar qarte edhe ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves", ka thene kryeministri Hashim Thaci para banoreve te fshatit Recan te Prizrenit. Ai beri te ditur se kjo vizite ne kete perberje nuk eshte vizite vetem e premtimeve, por e fillimit te realizimeve te shume projekteve, pasi sipas tij, vota e tyre e ka formuar kete qeveri, e cila po vepron sot. "Do te kete shkolla te reja, rruge te reja, ujesjelles dhe kanalizime te reja", pohoi Thaci, duke premtuar se bashke me Qeverine komunale dhe Ministrine e Ambientit do te kujdeset per ruajtjen e ambientit nga ndertimet pa leje. Ministri i Ministrise se Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thene me kete rast se ne baze te eksperiences se krijimit te komunave te reja ne te ardhmen do te punohet qe edhe Recani te fitoje statusin e Komunes. Edhe ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, u tha banoreve se dyert e Ministrise se Arsimit jane te hapura per cdo kerkese. Ai premtoi arsim cilesor dhe me standarde evropiane per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves.
Tadic: Duhet te bisedojme me perfaqesuesit legjitim te Kosoves
Presidenti serb, Boris Tadic, ka deklaruar se vendimi i Keshillit te Sigurimit per ta miratuar planin gjashtepikesh per vendosjen e misionit EULEX ne Kosove. Ai po ashtu ka vleresuar se, heret apo vone, Beogradi duhet te bisedoje me perfaqesuesit legjitim te shqiptareve te Kosoves. "Politika te cilen e ndjekim na forcon ne rrugen drejt integrimeve evropiane, por njekohesisht duke mos hequr dore nga mbrojtja e integritetit te shtetit", tha Tadic per mediat serbe.