E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Basha, si manipulon Prokuroria"

TIRANË - Avokatet Zef Nikaj dhe Genc Gjokutaj, perfaqesuesit ligjore te ministrit Lulzim Basha dhe Andi Toma, deklaruan dje se procedimi penal ne ngarkim te klienteve te tyre ishte nje montim politik. Nje dite pas reagimit te kryeprokurores Ina Rama dy avokatet kane sqaruar se ceshtja Durres-Kukes ka dale jashte shtratit procedural. "Ky procedim penal eshte regjistruar qe ne muajin janar te vitit 2007. Bazuar ne ligjin procedural penal, afati normal i hetimit te nje ceshtje eshte tre muaj. Brenda ketij afati duhet te perfundoje hetimin ne nje nga menyrat qe parashikon ligji: pushim ose dergim te ceshtjes ne gjyq. Nga ana e prokurorise jane marre zgjatje te njepasnjeshme te afatit hetimor, duke e cuar hetimin ne limitet e afatit maksimal 2 vjecar, rast ky i paprecedent ne historine e drejtesise shqiptare", kane sqaruar dje avokatet.

Sipas tyre Prokuroria e Pergjithshme ka shkelur funksionet e sak kushtetuese, ku e cila ne vend qe te kryente hetime te shpejta dhe objektive te ceshtjes, qellimisht ka zvarritur perfundimin e saj. "Kjo zvarritje u vertetua perfundimisht ne rruge gjyqesore me vendimin nr. 1495, date 18.11.2008 te Gjykates se Tiranes e cila urdheroi mbylljen e hetimeve per kete ceshtje. Per pasoje, ceshtja ne fjale, per shkak te mosushtrimit te ndjekjes penale ne kohe dhe brenda afateve, per motive qartesisht jo ligjore dhe me prapavije politike, per faj teresisht te prokurorise ka dale jashte cdo lloj shtrati procedural. E gjendur para kesaj situate prokuroria ne vazhden e saj antiligjore po tenton te mbroje veprimet e saj thellesisht arbitrare dhe antiligjore", vazhdojne me tej mbrojtesit.

Nga ana tjeter ne deklaraten per shtyp dy avokatet Nikaj dhe Gjokutaj se prokuroria pretendon qe njoftimi i akuzes eshte akt procedural dhe jo veprim hetimor dhe si i tille mund te kryhet edhe jashte afateve. "Kodi i Procedures Penale parashikon qarte se hetimet perfundojne me vendim pushimi ose vendim per dergimin e ceshtjes ne gjykate. Ky vendim pushimi ose dergimi te ceshtjes ne gjykate duhet te kryhet brenda afatit te hetimeve. Por qe nje vendim i tille te merret, duhet qe paraprakisht te jete kryer njoftimi i akuzes se shtetasve, madje te jene njohur ata paraprakisht. Kjo do te thote qe akti i njoftimit te akuzes duhet patjeter te kryhet brenda afatit te hetimeve", sqarojne avokatet mbi pretendimet e ngritura nga ana e prokurorise.

Ne argumentin e tyre mbrojtesit argumentojne se bazuar ne vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nje jave me pare, data e fundit ne te cilen prokuroria mund te perfundonte veprimet ka qene e enjte 6 nentor 2008. Me kete vendim te dhene nga gjykata cdo njoftim akuze duhej te behej para dates 6 nentor 2008. "Tashme qe jemi jashte afatit te hetimeve cdo vendim apo akt per njoftim akuze eshte ne shkelje te ligjit dhe perben nje abuzim flagrant", thone mbrojtesit.

Pikerisht keta te fundit i referohen vendimi te marre nga Gjykata e Tiranes, per dy ankimuesit Andi Toma dhe Armand Teliti per te cilen gjykata vendosi qe te pushoje zgjatjen e hetimeve edhe nje muaj. Dy dite pas vendimit te marre nga ana e gjykates prokuroria, perjashtoi nga dosja Durres Kukes te pandehurin Armand Teliti dhe Lajla Saraci, duke shpjeguar se nuk ka prova kunder tyre, si dhe mori te pandehur ish ministrin e Transporteve Lulezim Basha, aktualisht Minister i Jashtem. Po ashtu prokuroria i shtoi edhe nje tjeter akuze ate te shkeljes se barazise ne tendere.

Kodi

"Kodi i Procedures Penale parashikon qarte se hetimet perfundojne me vendim pushimi ose vendim per dergimin e ceshtjes ne gjykate. Ky vendim pushimi ose dergimi te ceshtjes ne gjykate duhet te kryhet brenda afatit te hetimeve. Por qe nje vendim i tille te merret, duhet qe paraprakisht te jete kryer njoftimi i akuzes se shtetasve, madje te jene njohur ata paraprakisht. Kjo do te thote qe akti i njoftimit te akuzes duhet patjeter te kryhet brenda afatit te hetimeve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›