E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Lupic. Bashkepunim ushtarak me Kroacine

Kryeministri Berisha priti ne nje takim Shefin e Shtabit Forcave te Armatosura te Kroacise zotin Josip Lupic. Kryeministri Berisha e vleresoi viziten e shefit te shtabit te FA-ve te Kroacise si nje shenje tjeter e marredhenieve shume te mira e miqesore qe ekzistojne ndermjet dy vendeve ne te gjitha fushat.

Ne takim u vleresuan reformat e rendesishme e te suksesshme qe kane ndermarre dy vendet per transformimin e sektorit te mbrojtjes dhe shnderrimin e forcave te armatosura ne ushtri moderne te standarteve te NATO-s te afta per te marre pjese dhe permbushur detyra ne kuader te misioneve te aleances.

Mes tyre u rikonfirmua vullneti i dy vendeve per te zgjeruar dhe me tej bashkepunimin duke shkembyer pervojat dhe teknologjite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›