E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID kredi per bizneset IT

Kredi te buta per zhvillimin e kompanive te Teknologjise se Informacionit e te Komunikimit. Ky eshte qellimi i nismes se Ministrise te Inovacionit Teknologjise se Informacionit e te Komunikimit ne bashkepunim me USAID-in .Skema e garancise ka per qellim lehtesimin e kredise te bizneseve te vogla e te mesme dhe eshte ne vazhden e takimeve per njohjen dhe prezantimin e skemave financiare qe do te mundesojne mbeshtetjen e Qeverise shqiptare ne bashkepunim me donatoret per sektorin e TIK.

Shqiperia Digjitale eshte nje projekt i madh por ne jemi te ndergjegjshem se pa rolin e aktoreve ne tregun privat synimi nuk do te mund te realizohej. Ne gjithashtu jemi te ndergjegjshem se pa aktore te fuqishem me kapacitetet e duhura teknike dhe financiare e me projektet e duhura ky synim do te ishte i veshtire te realizohej. Prandaj zhvillimi i sektorit privat te Teknologjise se Informacionit eshte nje domosdoshmeri. Ne po punojme me donatoret nderkombetare per fuqizimin e tyre tha Pollo.

USAID ka financuar projektin prej 12 milione dollare i cili garanton 50 te kredise se marre nga bizneset. Ky projekt ka nje afat deri ne 30 shtator 2019 dhe pritet te zbuse kriteret per marrjen e nje kredie dhe kerkesen per kolateral te bizneseve te vogla e te mesme.Fale kesaj skeme garancie deri ne shtator 2009 jane terhequr gjithsej 39 kredi nga biznese te vogla e te mesme me vlere 6 milione dollare ku gjysma e shumes eshte ofruar nga USAID.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›