E Diel, 1 Nëntor 2026

PS takim me grupet e interesit per Gjykaten Administrative

Partia Socialiste ka organizuar një takim me grupet e interesit, për të marrë opinionet mbi projektligjin për Gjykatën Administrative, i cili pas marrëveshjes politike të nëntorit, është rikthyer për shqyrtim në Parlament. Sekretari për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar që në fillim të takimit, se opozita synon që të miratohet një ligj, i cili t’i përgjigjet problematikës, që ky draft ligjor përcjell.
Kryetari i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm projektligjin për Gjyjkatën Administrative. Ai ka përcjellë edhe propozime konkrete.
Projektligji i hartuar nga qeveria, me mbështetjen e USAID-it, OSBE-së, EURALIUS dhe OPDAT, nisi të diskutohej në komisionet parlamentare që prej marsit të vitit 2009. Madje, drafti përkatës, pas marrjes së mendim të grupeve të interesit, shkoi për votim në seancë parlamentare. USAID kishte parashikuar një fond prej 16 milionë dollarësh. Por, bojkoti politik që opozita i bëri Parlamentit, solli dështimin e votimit të projektligjit dhe për rrjedhojë humbjen e fondit miliona dollarësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›