E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS të gjejë ekuilibër mes taksës së sheshtë dhe progresives

Arben Malaj

Anëtari i Kryesisë së PS flet për sfidat e së majtës.

PS të gjejë një ekuilibër mes taksës së sheshtë dhe progresive, të garantojë barazinë e mundësive

Anëtari i Kryesisë socialiste, ministri i fundit socialist i Financave, shprehet se në kushtet aktuale, partitë politike smund të qëndrojnë strikte të ideologjisë së tyre.
Në një analizë të asaj që po ndodh në jetën e vendit, Malaj flet për sfidat e PS përballë kapitalit dhe konsumatorit, për shtresën e mesme dhe të varfër, por dhe për qasjen që PS duhet të ketë ndaj taksës së sheshtë dhe taksës progresive.
Zoti Malaj, jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme dhe vërejmë se në Shqipëri e majta nuk arrin të fitojë votat në mënyrë plebishitare, kur rreziku dhe pasiguria e tregut është e madhe, papunësia në rritje, mbi 50% e pasurisë kombëtare është grumbulluar në 5% të popullsisë dhe të rinjtë nuk shohin shpresë për të ardhmen, sipas opozitës. Mos mungon një orientim i qartë i saj?
Një nga konkluzionet kryesore pas krizës globale është largimi nga pozicionet strikte ideologjike dhe përshtatja e politikave qeverisëse në raport me sfidat prioritare të çdo vendi. Konkluzionet dhe këshillat kanë vlerë për parimet mbi të cilat duhet të hartohen politikat ekonomike dhe fiskale të çdo vendi në këndvështrimin afatgjatë. Një rritje ekonomike është e shëndetshme kur ajo realizohet në kushtet e inflacionit të ulët dhe me deficite e borxhe publike jo të larta. Shqetësimi ynë është ndarja e përfitimeve të rritjes ekonomike, si të rritet numri i përfituesve nga rritja ekonomike e vendit. Ne duhet të synojmë që me reforma dhe strategji konkrete të rrisim barazinë e mundësive. Në thelb të sfidës së rritjes të barazisë së mundësive qëndrojnë politikat që përmirësojnë cilësinë e kapitalit njerëzor. Nëse barazia e mundësive nuk do të pengohet nga përqendrimi i pasurisë, nga keqqeverisja e vendit, nga cilësia e dobët e arsimimit dhe shëndetësisë, nga korrupsioni dhe nepotizmi, vendi do të ketë një zhvillim më harmonik, numri i përfituesve do të rritet, të ardhurat e tyre reale do të rriten, numri i të papunëve dhe të të varfërve do të ulet. Barazia e mundësive do të ndihmojë rritjen dhe konsolidimin e klasës së mesme, e cila konsiderohet shtylla kurrizore e zhvillimit dhe gjeneratori i kërkesës së brendshme që do të ushqejë rritjen e qëndrueshme ekonomike. Kriza e viteve të fundit ka ritheksuar risqet nga përqendrimi i pasurisë dhe rritja e pabarazisë. Kohezioni social është një element i rëndësishëm i sfidave të çdo vendi. Është plotësisht e argumentuar se pa një kohezion dhe solidaritet social vendet do të përballen me vështirësi ekonomike, sociale dhe politike.
Cila është rruga më e mirë në këto kushte për të përmirësuar këtë situatë ekonomike dhe sociale?
Debati se cila është rruga më e mirë për të ulur papunësinë, për të ulur varfërinë, për të rritur cilësinë e arsimimit dhe të kujdesit për shëndetin, do të vazhdojë gjatë dhe nuk do të ketë një përgjigje përfundimtare. Dallimi thelbësor është që e djathta ia beson këto sfida individit dhe tregut të lirë, ndërsa e majta  i jep një vend të rëndësishëm rolit të shoqërisë dhe politikave qeverisëse. Kriza globale e viteve të fundit u konsiderua si kriza e kapitalizmit të ekonomisë së tregut të lirë, ku absolutizohej fuqia çudibërëse e dorës së padukshme, ndërsa paketat antikrizë kishin në thelbin e tyre politika kejnsianiste që kërkonin ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Që në fillim të krizës u konkludua se mosndërhyrja e qeverive mund të përkeqësonte ekonominë globale. Qeveritë në vendet kryesore të botës, pavarësisht se përfaqësonin parti të majta apo të djathta, aplikuan paketa ndërhyrëse në ndaljen e përkeqësimit dhe për rikthimin e rritjes ekonomike. Në momentin e krizës u theksua se sa më vonë të ndërhyhej (too late-too danger) aq më shumë do të dëmtohej ekonomia. Bile në debatin se sa e madhe duhej të ishte ndërhyrja e qeverisë për të ndalur përkeqësimin e situatës, ish-sekretari i thesarit gjatë presidencës Klinton, Larry Summers, theksoi se sa më e vogël ndërhyrja në fillim, aq më të mëdha pasojat në të ardhmen. Disa parti të majta nuk përfituan në zgjedhjet parlamentare, së pari, sepse në kohë krize votuesit janë skeptikë ndaj premtimeve dhe së dyti, sepse vonesat nga rotacioni dhe paqartësitë për aftësitë menaxhuese të krizës nga ekipet e reja (të majta, apo të djathta), mund të përkeqësonin situatën. Kjo gjë vërtetohet më mirë nga ajo që ndodhi në Itali dhe Greqi, ku zhgënjimi nga qeveritë e partive kryesore politike mbërriti në pikën kritike, sa vetë politikanët pranuan tua dorëzonin qeverisjen e vendit ekipeve të teknokratëve. PS duhet të hartojë programin e saj elektoral dhe qeverisës në funksion të sfidave konkrete të vendit. Pa dyshim që fokusi te barazia e mundësive, te kohezioni social, te solidariteti social, te cilësia e kapitalit social, e bëjnë më të qartë dallimin me maxhorancën dhe më të efektshme qeverisjen socialiste, që do të bazohet në këto vlera dhe prioritete.
Me zgjerimin e shtresave më të mëdha që hyjnë në fokusin e programit të PS për kujdes dhe trajtim, siç janë ish-të përndjekurit, ish-pronarët, tradicionalisht mbështetës të së djathtës, sot PS është Përtej së majtës dhe së djathtës? Nëse po, çfarë të mirash sjell kjo dhe çfarë rrezikon në identitetin e saj?
Spektri politik kudo po ndryshon, partitë tradicionale po humbasin mbështetjen tradicionale. Sot, shumë qeveri në Europë nuk janë më thjesht të një partie të majtë apo të djathtë, por koalicione mikse. Në raport me specifikat e çdo vendi, po rritet aksesi për partitë e reja. Diku janë partitë e ekstremit të djathtë, të cilat kanë përdorur qëndrimet ekstreme ndaj emigrantëve lidhur edhe me risqet e terrorizmit, diku partitë ambientaliste, diku parti deri edhe të të drejtave të kafshëve që po synojnë të kenë deputetët e tyre. Rënia e monopolit të partive të mëdha kërkon rishikimin e profilit të tyre, kalimi nga qëndrime strikte ideologjike, apo tradicionale, në programe që zgjerojnë shtresat sociale të cilave u drejtohen. Këto fenomene kanë prekur edhe partitë politike në Shqipëri. Sigurisht që ka një ndarje midis të djathtëve dhe të majtëve. PD absolutizon ekonominë e tregut të lirë dhe shpreson se ajo është formula magjike e zhvillimit të vendit dhe e zgjidhjes së problemeve sociale. Partia Socialiste i jep një fokus të veçantë kohezionit social, i jep një rëndësi të veçantë barazisë së mundësive, që vijnë nga cilësia e arsimimit, nga cilësia e shëndetit, nga rritja e punësimit, si mundësia më e mirë e zbutjes së plagëve sociale. PS dallon edhe nga qëndrimet që e mbështesin reduktimin e pabarazisë vetëm te politikat rishpërndarëse buxhetore, të cilat duhet të jenë të pranueshme për një grup gjithnjë e më të vogël dhe jo të përhershme. Kjo do të rrisë efektin e këtyre politikave, do të nxisë interesin për punë dhe do të reduktojë barrën e rëndë buxhetore. Socialistët nuk duhet të ngurrojnë të flasin edhe për kostot e rënda të disa politikave sociale. Kostot e zhvillimeve demografike, plakja e popullsisë, rritja e jetëgjatësisë, rritja e kostos së pensioneve dhe kujdesit shëndetësor, nuk mund të përballohen pa një vizion të ndarjes së barrës së tyre fiskale midis individit, kompanive private dhe buxhetit të shtetit. Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për gazetën Bild, presidenti i ri i BQE-së, Mario Draghi, për këtë sfidë do të deklaronte: Modeli i vjetër i shtetit social në Europë ka vdekur, për shkak se nuk mund të realizohej pa borxhe. Gjermanët kanë gjetur një mënyrë tjetër, pa borxhe gjigande.
Më konkretisht, sot Gjermania gë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›