E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS tërhiqet nga nisma për hetimin e ministrave

Komisioni i Ligjeve

Debati në Komision, Rusmali: Me këtë nismë dërrmoni Kushtetutën

Komisioni i Ligjeve dha shenja kompromisi në nisje të mbledhjes së djeshme, kur opozita hoqi dorë nga propozimi i saj për hetimin e Kryeministrit dhe ministrave për aktet e nxjerra gjatë kohës që janë në detyrë.

Pas një debati rreth 45 minuta, maxhoranca i qëndroi deri në fund idesë se ky nen shkel barazinë e shtetasve para ligjit dhe dënon një individ për një akt të marrë në mënyrë kolegjiale. Nga ana e saj, opozita, megjithëse e kishte vënë disa herë theksin te ky propozim i saji, u detyrua në fund, për hir të konsensusit, ta tërhiqte atë dhe ti hapte rrugë diskutimit të propozimeve të tjera.
Debati
Megjithëse opozita pranoi që propozimi i saj të rrëzohej, debati në Komision ishte i fortë nga të dyja palët. Pas prezantimit të nismës nga ana e relatores Ermonela Felaj, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, e cilësoi atë si dërrmim që i bëhet Kushtetutës. Ky propozim është për tu admiruar sepse me një dispozitë të vetme ti dërrmon doktrinën juridike mbarëbotërore, ti dërrmon Kushtetutën e Shqipërisë në parimin e saj se të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit. Kjo është përndjekje që kryetari i PS-së i bën çdo njeriu që ka një ofiq zyrtar në këtë vend. I ka inat ai, nuk kemi çi bëjmë. Dhe kur të merr inat ai, nuk të ndahet këmba-këmbës, u shpreh kreu i Komisionit. Nga ana e saj, Felaj solli shembujt e ngritjes së fabrikës së Gërdecit dhe rrugës Durrës- Kukës, për të cilat tha se aktet e iniciuara nga ministrat në detyrë nuk u hetuan për shkak të përgjegjësisë kolegjiale. Ndërsa nënkryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj, theksoi: Ne nuk duam ta rrëzojmë parimin e barazisë para ligjit. Ne duam ta forcojmë. Një pjesë e ministrave, për shkak të faktit se nuk ka përgjegjësi penale kolegjiale, i shmangen përgjegjësisë individuale dhe kjo dispozitë kërkon ta rregullojë këtë marrëdhënie. Kryeministri ka deklaruar se nuk ka përgjegjësi kolegjiale. Rusmali, nga meraku i xhaxhit, nga dashuria për xhaxhin dhe nga meraku që ka për Kryeministrin, u mundua ta lidhë këtë me Edi Ramën. Kjo është turp. Nëse doni ta lidhni me iksin apo ipsilonin, po bëni një gabim të dytë.

Debati per hetimin e ministrave
Ermonela Felaj:
Funksionarët e lartë të administratës ndodhen në një situatë privilegji nga mungesa e shkrimit në ligj të normave konkrete. Në rastet e akteve të Këshillit të Ministrave, përgjegjësia fshihet në kolegjialitet. Ne duam të bëjmë përgjegjës secilin nga anëtarët e Këshillit të Ministrave që bëhet iniciator për miratimin e një akti, i cili më vonë rezulton një akt i kundërligjshëm. Ne jemi nisur nga qëllime tërësisht pozitive dhe aspak politike, sepse gjëja që ne propozojmë nuk ka fuqi prapavepruese.
Brikena Kasmi (zv.ministre e Drejtësisë): Propozimi që na është vënë në dispozicion është një dispozitë që ekziston si në Kushtetutë, dhe në Kodin Penal. Titulli i këtij neni në formën që është kërkon që të përfshijë në legjislacionin tonë penal përgjegjësinë penale të Këshillit të Ministrave. Legjislacioni ynë penal nuk sjell përgjegjësinë penale të organeve kolegjiale. Përgjegjësia penale është individuale. Dispozita është e cunguar.
Ilir Rusmali: Ky propozim është për tu admiruar sepse me një dispozitë të vetme ti dërrmon doktrinën juridike mbarëbotërore, ti dërrmon Kushtetutën e Shqipërisë në parimin e saj se të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit, ti dërrmon doktrinën penale shqiptare. I dërrmon me një të rënë. Ti dërrmon të gjithë legjislacionin administrativ apo procedural administrativ të vendit.
Fatos Hoxha: Zotësi është edhe kjo.
Gent Strazimiri: Mbi rrënojat e saj ngre botën e re.
Ilir Rusmali: Shembuj krahasues nuk i gjejmë dot. Ti ke futur një dispozitë me të cilën thua që ndryshe nga të gjithë shqiptarët, anëtarët e Këshillit të Ministrave do të dënohen jo sipas këtij Kodi, por sipas praktikës së merhumit që dënonte kolektivisht njerëzit me apo pa gjyq. Anëtarët e qeverisë, kushdo qofshin ata, janë apriori kriminelë, sepse kështu i dua unë! Ata boll që të mblidhen në një sallë bashkë dhe bëhen automatikisht kriminelë. Italia nuk thotë që këta, pse janë ministra ti vëmë para murit dhe skuadrës së pushkatimit se janë ministra dhe duhen vrarë. Kjo është përndjekje që kryetari i PS-së i bën çdo njeriu që ka një ofiq zyrtar në këtë vend. I ka inat ai, nuk kemi çi bëjmë. Dhe kur të merr inat ai, nuk të ndahet këmba-këmbës. Ta këshillojmë, ti themi mos e bëj këtë punë se nuk është mirë për ty, ti themi bëhu shtetar se shtetarët veprojnë me ligj dhe ti tregojmë edhe Kushtetutën dhe ligjin. Pse duhet të bëhemi ne si në kohën e xhaxhit?
Ermonela Felaj: Me keqardhje konstatoj se në mendjen tuaj paska zënë rrënjë keq pandëshkueshmëria. E keni nga koha që e quajtët merhumi, që e keni jetuar, apo e keni nga koha kur keni qenë ministër, unë këtë nuk e ndaj dot. Ne skemi nevojë të dalim në ballkon dhe të shohim shembuj kur ministrat apo edhe Kryeministri vetë kanë iniciuar VKM që më vonë janë zbuluar si të kundërligjshme dhe u kanë shkaktuar pasoja të rënda shtetasve. Po të kujtoj rastin e Gërdecit. Është bërë me një VKM ngritja e ngrehinës ku u vranë 26 veta. Po të kujtoj rastin e rrugës Durrës-Kukës, që është iniciuar nga një ministër akti i Këshillit të Ministrave që miratoi rrugën pa projekt, ku u vodhën miliona. Ju mos u frikësoni, se ligji penal nuk ka fuqi prapavepruese.
Fatos Hoxha: Na trembe, si prokurore.
Ermonela Felaj: Si prokurore drejtohesha në tjetër sallë.
Dashnor Sula: Më thuaj një rast që ka qenë i pandëshkueshëm?
Ermonela Felaj: Nëse jeni të gatshëm ta debatojmë juridikisht, në rregull.
Edi Paloka: Ti vetëm juridikisht nuk po flet.
Ermonela Felaj: Nëse doni ta debatojmë në stilin Rusmali, kjo nuk u çon asgjëkund.
Ilir Rusmali: Meqë unë nuk jam kompetent në fushë, të falënderoj për ndihmën që më dhe duke më kujtuar se kjo dispozitë nuk ka efekt prapaveprues. Të gjithë e dinë këtë. Ju e doni që të ndëshkoni me metodën e xhaxhit qeveritë që vijnë, jo këtë që është. Edhe këtë ne nuk e pranojmë. Nëse ska efekt prapaveprues për Kodin Penal, ka efekt prapaveprues për propozuesit, sepse propozuesit e ulin aq shumë nivelin profesional, sa nuk e ngrenë dot më pastaj, dhe ne nuk u duam në atë nivel profesional kaq të ulët se ju kemi kolegë dhe bashkëpunëtorë. Kur i thuhet njeriut që ke bërë një propozim që bie ndesh me themelet e shtetit ligjor, reagimi i parë duhet të jetë ndoshta pak skuqje ose turp nga vetja e kolegët.
Shega Ligori: Të lutem!
Ermonela Felaj: Ti ke vetëm të drejtën e monopolit e drejtimit të kësaj mbledhjeje, ske monopol tjetër.
Ilir Rusmali: Po kërkon të ketë një përjashtim absolut të 15 individëve vetëm për shkak se janë anëtarë qeverie nga të gjithë shtetasit e tjerë. Kjo është e papranueshme. Kush të ka thënë ty deri më sot që anëtarët e qeverisë nuk mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre? Ku e ke të shkruar?
Fatmir Xhafaj: Nga mëngjesi deri në darkë nuk mbajnë.
Ermonela Felaj: Askush nuk mban përgjegjësi, por kjo stë intereson ty. Sa koncesione janë dhënë?
Fatmir X

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›