E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet pakti në Kuvend, PS nuk voton Kodin Penal

PD spranon propozimin e PS për falsifikimin e statistikave.

Xhafaj: Sduam të fusim Kryeministrin në burg. Rusmali: Kriminalizimi i institucionit, gabim i rëndë.

Komisioni i Ligjeve ndahet në momentin e fundit për miratimin e Kodit Penal. Shtatë ditë diskutime, 21 orë mbledhje dhe katër takime pas orarit zyrtar të punës nuk kanë mjaftuar që PD-ja dhe PS-ja të miratojnë ligjin me shumicë të cilësuar. Në mbledhjen e djeshme, e cila zgjati katër orë, shumica dhe opozita u ndanë sa i takon nenit të dënimit të personave që falsifikojnë statistikat zyrtare. Në këtë mënyrë, të gjitha ndryshimet e miratuara deri tani do të shkojnë të enjten në seancën parlamentare dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk do të futen në votim, për aq kohë sa opozita nuk do të japë votën. Pas marrëveshjes së nëntorit të kaluar, kjo e djeshmja ishte prishja e parë zyrtare e asaj që ishte firmosur nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së.
Debati
Në propozimin e paraqitur dje nga PS-ja thuhet se falsifikimi i qëllimshëm i statistikave zyrtare, i kryer nga personi i ngarkuar nga ligji për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, përmbledhjen, analizimin, interpretimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga 400 mijë deri në 1 milion lekë. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda në situatën ekonomike dhe treguesit financiarë të vendit, dënohet me burgim nga 2 gjer në 5 vjet dhe me gjobë nga 500 mijë gjer në 2 milionë lekë. Amendamenti u kundërshtua fillimisht nga zv.ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, e cila tha se deri tani në asnjë raport ndërkombëtar dhe nuk jemi në dijeni të një problemi që mund të kenë sjellë statistikat zyrtare të prodhuara në këtë vend. Nëse do të kishte probleme, metodologjia ofron dy aspekte: rishikimin e statistikave dhe, e dyta, vizitat në terren. Neni i propozuar sjell probleme nga ana subjektive e veprës penale. Nuk është e qartë se cila nga metodologjia e mbledhjes së statistikave synohet të dënohet në këtë aspekt. Nga ana e saj, opozita, nëpërmjet Vasilika Hysit, citoi raportet e progresit të Komisionit Europian, sipas të cilave, Shqipëria ka statistika shumë të varfra dhe niveli i përpunimit të tyre është i ulët. Problemi ka të bëjë me falsifikimin, dhe jo me metodologjinë. Ne nuk po sjellim një dispozitë që dënon përpunimin e statistikave. Ne sot prodhojmë statistikat më të varfra në Europë, sot bëjmë llogari me exel dhe me makina llogaritëse. Ky nuk është problemi. Ne nuk merremi me këtë problem. Ne po flasim për të kriminalizuar falsifikimin e statistikave kur janë përpunuar, por me keqdashje nuk publikohen të dhëna të sakta, tha Hysi. Ndërsa Xhafaj tha se ne nuk duam të fusim asnjë në burg se punon te INSTAT-i, te Ministria e Financave, apo te Kryeministria. Ne kemi qëllim për të gjithë ata që mbi një dokument zyrtar ndërtojnë një mashtrim të treguesve ekonomikë dhe financiarë të vendit. Ne kemi bërë një dispozitë konkrete nga e cila nuk ikim. Në qoftë se ka ndonjë gjë që duhet reflektuar, të ulen ta shohim për të gjetur një zgjidhje të dobishme. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Në përgjigje të qëndrimit të opozitës, kreu i Komisionit, Ilir Rusmali, theksoi se kriminalizimi i institucionit zyrtar të statistikave është një gabim shumë i rëndë, sepse ne nuk jemi këtu për të kriminalizuar as institucionin, as individët. Procesi i mbledhjes dhe përpunimit të statistikave është një proces metodologjie. Statistika nuk është vepër penale çfarëdo që të ndodhë me të. Statistika është ose pak, ose shumë e besueshme. Në rastin grek nuk ka pasur kurrë njeri të proceduar penalisht për shkak të statistikës, ka pasur dokumente zyrtare që lidhnin shtetin grek me KE-në, që përmbanin të dhëna të rreme, dhe kjo është histori tjetër. Përveç debatit për thelbin e këtij propozimi, maxhoranca dhe opozita nuk ranë dakord mes tyre as për mënyrën se si duhet proceduar me të. PD-ja kërkoi që amendamenti tu kalojë ekspertëve të fushës dhe të vijë si propozim në një kohë tjetër. Ndërsa opozita i qëndroi fort mendimit se gjatë ditës së sotme duhet të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Integrimit, të cilat duhet të vlerësojnë nëse neni mund të jetë gati për të kaluar të enjten në seancë. Në përfundim të këtij debati, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, hodhi në votë ndryshimet e miratuara gjatë kësaj periudhe për Kodin Penal, ku pro votuan vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa ata të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Debati në Komisionin e ligjeve per falsifikimin e statistikave
Ermonela Felaj:
Ne kërkojmë që statistikat zyrtare të jenë sa më afër realitetit, sa më të sakta, të mos përmbajnë të dhëna të rreme të qëllimshme, që pastaj të deformojnë të gjithë treguesit e tjerë ekonomikë.
Brikena Kasmi (zv.ministre): Deri tani në asnjë raport ndërkombëtar dhe nuk jemi në dijeni të një problemi që mund të kenë sjellë statistikat zyrtare të prodhuara në këtë vend. Nëse do të kishte probleme, metodologjia ofron dy aspekte: rishikimin e statistikave dhe, e dyta, vizitat në terren. Neni i propozuar sjell probleme nga ana subjektive e veprës penale. Nuk është e qartë se cila nga metodologjia e mbledhjes së statistikave synohet të dënohet në këtë aspekt.
Shega Ligori: Në Greqi pse u falsifikuan statistikat zyrtare me deficite buxhetore aq të rritura, vajti në atë gjendje që është sot, që as Europa spo e ngre dot. Kjo situatë është përtej diskutimit politik. Formulimi ynë të diskutohet. Nëse ju keni merakun e së enjtes, ne jemi gati të mblidhemi edhe pasdite dhe ta konsultojmë ligjin.
Gent Strazimiri: Nuk mund ta nisim diskutimin me faktin se siç dihet, këtu falsifikohen statistikat.
Viktor Gumi: E dhëna zyrtare nuk ka dokument primar tek i cili të ndërhyhet. Çfarë bëhet me statistikat, dilet në një mijë biznese, mblidhen të dhënat dhe përpunohet sipas një metodologjie të caktuar. Ku është falsifikimi këtu, kur është metodologjia që mbledh këto të dhëna? Statistika zyrtare ka një tipologji krejt ndryshe nga ai i patentës dhe shkollës.
Fatmir Xhafaj: Ne po themi kur rezultati deformohet në mënyrë të qëllimshme. Ne e quajmë një gjë të rëndësishme për të cilën duhet të gjejmë një zgjidhje.
Ilir Rusmali: Kriminalizimi i institucionit zyrtar të statistikave është një gabim shumë i rëndë sepse ne nuk jemi këtu për të kriminalizuar as institucionin, as individët. Procesi i mbledhjes dhe përpunimit të statistikave është një proces metodologjie. Statistika nuk është vepër penale çfarëdo që të ndodhë me të. Statistika është ose pak, ose shumë e besueshme. Në rastin grek nuk ka pasur kurrë njeri të proceduar penalisht për shkak të statistikës, ka pasur dokumente zyrtare që lidhnin shtetin grek me KE-në, që përmbanin të dhëna të rreme, dhe kjo është histori tjetër.
Vasilika Hysi: Kjo është statistika.
Ilir Rusmali: Komunikimi zyrtar është dokument zyrtar dhe falsifikimi i tij është vepër penale. Dispozita, kështu siç është formuluar, bie ndesh me atë që shpjeguat ju. Ju kërkoni të fusni në burg njeriun që analizon të dhënat, njeriun që i interpreton të dhënat. Interpretimi është subjektivizëm i gjallë. Të përpiqemi me njëri-tjetrin të marrim çfarë sugjerimesh u jep vendeve të BE-së direktiva dhe ti bëjmë tonat. Nëse na duhet ndërhyrje administrative, ta bëjmë. Nëse na duhet ndërhyrje organizative, ta bëjmë. Nëse na duhet penale, ta bëjmë, por të ndërhyjmë aty ku duhet. Ti lëmë vetes kohën që i duhet kësaj çështjeje, të mbledhim bashkë me Komisionin e Integrimit dhe ministritë përkatëse, të mbledhim njohuritë dhe ta adresojmë çështj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›