E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS thirrje KQZ-së: Rezultatet sa më shpejt

Partia Socialiste i kërkoi sot Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të mbyllë dhe të deklarojë sa më shpejt rezultatet për bashkinëe Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha se shpresoj që në respekt të ligjit KQZ të marrë një vendim sa më shpejt

Ai paraqiti para mediave procesverbalin e fundit, nga numërimet në njëinë nr.5, ku kandidati i Aleancës për të ardhmen Edi Rama fiton me një diferëncë prej 66 votash, që në rezultatet përfundimtare e nxjerr atë fitues me një diferencë prej 10 votash. Majko tha se, procesverbali i fundit është firmosur me shumë respekt nga komisionerët e PS-së por edhe ata të Partisë Demokratike.

Majko i bëri thirrje, kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kandidatit të Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha që të respektojnë firmat e komisionerëve.

Majko ftoi të gjithë publikun shqiptarë që të ketë qetësinë dhe gadishmërinë për ta ndjekur këtë proces hap pas hapi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›