E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Gjonçaj: Të certifikohet rezultati për Tiranën

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste pranë KQZ-së, Genc  Gjonçaj ka kërkuar certifikim të menjëhershëm të rezultatit për Tiranën. Në mbledhjen e pasdites së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku po shqyrtohen  kërkesat ankimore të depozituara nga individë dhe subjeket politike, Gjonçaj tha se rezultatin për Tiranën tashmë e dinë të gjithën shqiptarët, dhe sipas tij, vonesat janë absurde.

Çështja e Tiranës, është problem i atyre që pranojnë apo nuk pranojnë rezultatin në Tiranë. Kam depozituar një kërkesë pranë KQZ-së. Bëhet fjalë për një situatë absurde dhe të patolerueshme në KZAZ-në 49. Kjo KZAZ nuk ka përfunduar tabelën. Bllokohet procesi nga komisionerët që nuk pranojnë të certifikojnë atë çka është numëruar, tha  Gjonçaj.

Përfaqësuesi socialist denoncoi edhe përpjekjen e përfaqësuesve të PD-së dhe LSI-së përtë quajtur të vlefshme fletë votimi të gjetura në kutitë ku është votuar për këshillin bashkiak.

Ndërkohë, kreu I KQZ-së, Arben Ristani u shpreh se KZAZ ja është kompetente për të manaxhuar punën në qendrën e numërimit.

Sipas tij, për çdo ankesë, subjektet e interesuara duhet të çojnë ankimim në KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›