PS thirrje policisë: Ruani neutralitetin politik

Deputeti Ilir Gjoni ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku në emër të Partisë Socialiste ka shprehur shqetësimin se Sali Berisha dhe klani i tij po keqpërdorin një prej institucioneve më të rëndësishme, Policinë e Shtetit.
"Me urdhrat qartësisht politike ndaj Policisë së Shtetit e cila funksion të vetëm ka ruajtjen e rendit publik, Berisha po na rikthen në një periudhë të hidhur si ajo e para mbi dhjetë viteve kur ai urdhëronte policinë dhe strukturat e sigurisë që të godisnin popullin për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të korruptuar e mafioz" tha Gjoni.
Sipas deputetit socialist, Policia e Shtetit duhet të ruajë neutralitetin politik, të sigurojë autonominë strukturore dhe të jetë në funksion të shtetit e qytetarëve e jo të pushtetit. "Prandaj, Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë oficerëve të ndershëm e profesionistë të Policisë të refuzojnë tu binden urdhrave të disa drejtuesve që janë vegël e njohur e Sali Berishës, ish bodigardë të tij apo militantë të eksituar të cilët me veprimet apo deklaratat prej të forti, besnikërinë ndaj partisë në pushtet e kanë kthyer në kriterin e vetëm të punës dhe promovimit të tyre. Këta tipa, me veprimet e tyre kanë bërë që shprehjet "shtet ligjor" apo " zbatim i ligjit" të humbasin kuptimin e tyre pasi ata e konsiderojnë veten përgjegjës vetëm para padronëve që i kanë emëruar dhe jo para ligjit" tha më tej Gjoni.