Athinë, arrestohen 160 persona pas përleshjeve me policinë
Në Greqi, një vit pas vrasjes së një demonstruesi të ri nga policia, ka pasur përsëri trazira. Pasditen e djeshme vonë në përkujtim të një vjetorit të nxënësit 15 vjeçar, demonstruesit radikal të majtë janë përleshur nëpër rrugë me policinë, i kanë vënë zjarrin makinave dhe të rinjtë janë fortifikuar në një ndërtese bashkie. Sipas autoriteteve, u arrestuan gjithsej 160 persona.
Për këtë të dielë janë vënë në gadishmëri alarmi rreth 10.000 forca të rendit.
Në Athinë, Selanik dhe qëndra të tjera urbane të Greqisë mbahen sot manifestime në shenjë nderimi të 15-vjeçarit. Rreth 67% e Athinasve, sipas një anketimi, shprehin frikën e përsëritjes së skenarit të dhunës me gjithë apelin dhe masat e forta policore për evitimin e saj.