Xhaçka: Retorika e Berishës për dhunën, teatri i tij i radhës

"Dje Sali Berisha, dha provën më të qartë se retorika e tij për dhunën ndaj grave është vetëm teatri i tij i radhës". Kështu u shpreh deputetja e PS-së Olta Xhaçka në një deklaratë për shtyp në lidhje me akuzat e PD-së. Sipas saj Berisha urdhëroi policinë të bënte të kundërtën e asaj që predikon prej ditësh duke dhunuar gratë dhe vajzat punonjëse të pushtetit vendor, qytetaret e Tiranës, që protestonin paqësisht për të drejtat e tyre.
Këto janë pamjet që vërtetojnë se Sali Berisha tjetër thotë e tjetër bën theksoi Xhaçka duke shtuar se ai nuk ndalet përpara asgjëje për të mbrojtur pushtetin e tij ilegjitim.
Këto janë pamjet që vërtetojnë se Sali Berisha tjetër thotë e tjetër bën theksoi Xhaçka duke shtuar se ai nuk ndalet përpara asgjëje për të mbrojtur pushtetin e tij ilegjitim.