E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ‘shitet’ në Paris

“Shqipëria 2011” është ekspozita me të cilën fotografi italian Nicola Avanzinelli do të prezantohet në edicionin e shtatë të "Grand Salon d’Art Abordable" që do të mbahet në Paris nga 20-22 janar. Në këtë sallon të artit do të prezantohen e njëkohësisht do të vihen në shitje piktura, skulptura, fotografi, vizatime dhe incizime nga më shumë se 40 artistë europianë.

I lindur në Luca të Italisë, prej vitit 2008 Avanzinelli jeton dhe punon në Paris. Fotografitë që do të prezantojë nga Shqipëria janë realizuar gjatë një udhëtimi që fotografi bëri gjatë vitit të shkuar në vendin tonë. Një udhëtim të cilin fotografi e ka ndërmarrë nisur nga kurioziteti për një vend që njihet shumë pak, edhe pse është shumë afër Italisë.

E shkuara jo e largët e Shqipërisë reflektohet në të sotmet, duke krijuar kështu përthyerje estetike. Fotografitë tregojnë një bashkekzistencë shumë komplekse të kujtesës nacional-komuniste dhe të tashmes në tranzicion.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›