E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Etta James

U nda nga jeta në moshën 74-vjeçare Etta James, një nga zërat më të mëdhenj të “black music”.

James do të mbahet mend për këngët e saj soul, rhythm ‘n’ blues dhe jazz.

Këngëtarja ndërroi jetë në një spital në Kaliforni, ku ishte shtruar prej disa ditësh pasi u diagnostikua me leukemi në fillim të vitit 2011.

E lindur në Los Angeles, bijë e një nëne me ngjyrë dhe një babai të bardhë, i cili më pas i braktisi, Etta James gjatë gjithë jetës ndjeu ‘peshën’ e diversitetit të saj.

Veç muzikës dhe zërit të mrekullueshëm, emocioneve që u fali mijëra fansave, jeta e saj u shoqërua nga alkooli dhe droga, që shpesh i rrezikuan jetën, por dhe e vendosën disa herë përballë me ligjin.

Karriera e saj do të niste në vitin 1950, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe kënga e parë do të ishte “The Creolettes”, kënduar bashkë me dy këngëtare të tjera. Suksesi i vërtetë i saj do të mbërrinte në vitin 1961, me “At Last”, një këngë blues për të ardhur më pas tek “Tell Mama”, një këngë tepër e famshme që u riprodhua në vitet në vazhdim nga shumë artistë të tjerë.

Etta James fitoi katër çmime Grammy, 17 çmime për muzikën Blues dhe ishte përfshirë në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993. Një prej këngëve të saj më të famshme është “At Last”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›