E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, pranon kërkesën e PD-së, do numëroj votat e KZAZ nr.19 në Fier

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për numërimin e votave në KZAZ nr.19 në Fier. Në mbledhjen e pasdites KQZ ka vendosur të shpallë të vlefshme 439 fletët e votimit të kutisë së kontestuar që i përket qendrës nr.3052. Kontestimi i kësaj kutie erdhi si rezultat se fletët e votimit ishin vetëm me një vulë të sekretarit të qendrës së votimit pasi kryetari i kësaj qendre ishte larguar bashkë me vulën. Partia Socialiste ka kërkuar nga KQZ-ja që fletët e kësaj kutie të shpalleshin të pavlefshme gjë që u hodh poshtë nga ky intitucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›