PS zyrtarizon sot marrëveshjen paraelektorale me 43 parti
TIRANË- Partia Socialiste zyrtarizon sot marrëveshjen paraelektorale me 43 parti të koalicionit opozitar. Partitë të cilat kanë pranuar ftesën e socialistëve për koalicion do të nënshkruajnë mesditën e sotme në ambientet e selisë rozë marrëveshjen.
Partia kryesore është LSI që në fillim të këtij muaji u shkëput nga koalicioni me Partinë Demokratike.
Ndërkohë mësohet se Aleanca Kuq e Zi dhe PBDNJ nuk do jenë pjesë e këtij takimi, pasi nuk kanë vendosur ende, ndërkohë që FRD ka deklaruar se do të futet e vetme në zgjedhje.
(e.m/BalkanWeb)