Fushë-Krujë, aksidentohet me vdekje kalimtari. Tiranë, autobusi i Unazës përplas një grua
Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin rrugore Fushë Krujë-Tiranë në një aksident automobilistik.
Burime nga policia bëjnë me dije se Riza Shkrana, 67 vjeç është përplasur nga një autoveturë e cila pas aksidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka identifikuar autorin dhe ka nisur punën për kapjen e tij.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një këmbësore është plagosur rëndë pasi është përplasur nga autobusi i Unazës. Ngjarja e rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.
Sipas policisë, e plagosura, identiteti i të cilës ende nuk dihet, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe në ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Fushë-Krujë, aksidentohet me vdekje kalimtari. Tiranë, autobusi i Unazës përplas një grua burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email