E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret 4 ministrat e Kosovës në pallatin e Brigadave

Presdienti, Bamir Topi priti sot në një takim zyrtar 4 ministrat e kabinetit qeveritar të Kosovës. Kreu i shtetit ka shprehur edhe një herë urimet për një vjetorin Kosovës së pavarur.Të dy palët shprehën angazhimin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. 

TIRANE- Presidenti i vendit Bamir Topi priti në një takim në pallatin e brigadave 4 prej ministrave të kabinetit qeveritar të Kosovës.
Gjatë bisedës së zhvilluar me Ministrin e Transporteve Fatmir Limaj, ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku, dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Kreu i shtetit shprehu edhe një herë urimet më të mira për Kosovën dhe popullin e saj me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë.
Presidenti Topi vlerësoi se prej nga 17 shkurti i vitit të shkuar, ashtu si dhe më parë, klasa politike kosovare dhe qytetarët kosovarë kanë dëshmuar rast pas rasti maturi, përgjegjshmëri të lartë dhe ndërgjegjësim maksimal për sfidat më thelbësore për konsolidimin e shtetit dhe të institucioneve demokratike.
Në mënyrë të veçantë u shpreh angazhimi i palëve për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, si një arterie kyçe dhe një investim i jashtëzakonshëm në ecurinë e mëtejshme dhe të suksesshme të bashkëpunimit mes dy vendeve.

(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›