E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Buxheti ne NATO, s'ndikon ne arsim e shendetesi"

Ministri i Ekonomise dhe njekohesisht deputeti i Gjirokastres, Genc Ruli vazhdon turin e takimeve me banore te Qarkut te Gjirokastres. Ne fundjave, deputeti Ruli ka zhvilluar nje takim me Forumin e Grave te PD-se ne rrethin e Gjirokastres. Mes te tjerash ne kete takim deputeti Ruli, ka shprehur mbeshtetjen qe kjo organizate i ka dhene ne zgjedhjet e 2005, duke shprehur besimin se edhe ne zgjedhjet parlamentare te qershorit kjo mbeshtetje do te perseritet serish. "Vazhdimisht PD dhe qeveria, kane mbeshtetur integrimin e gruas ne zhvillimet moderne te shoqerise shqiptare, aq me teper ne jeten politike", ka pohuar Ruli ne takimin me grate demokrate te Gjirokastres. "Ky integrim, -ka vijuar ai- do te arrinte nivelin e duhur neqoftese perfshirja e gruas ne jeten politike nuk do te behet thjesht ne menyre mekanike me numra dhe perqindje por duke realizuar nje proces real ne lidhje me rritjen e pranise se gruas ne jeten politike". Gjithashtu gjate ketij takimi deputeti Ruli ka permendur edhe disa prej arritjeve kryesore qe qeveria ka realizuar gjate ketij mandati katervjecar. "Nje vend te vecante ne kete drejtim, qe lidhet edhe me pozicionin social te femres zene edhe realizimet e kesaj qeveria ne arsim dhe shendetesi", ka pohuar Ruli. Sipas tij, megjithese Shqiperia tashme eshte nje vend te cilit i duhet te perballoje koston financiare te mbrojtjes pas anetaresimit ne NATO, serish nuk do te preket buxheti aktual per arsimin dhe shendetesine, madje ai do te pesoje rritje ne te ardhmen". Turi i takimeve do te vazhdoje edhe ditet e ardhshme. B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›