E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD-PDS kundër ODIHR për numërim elektronik

TIRANË- Partitë e vogla opozitare kundërshtojnë ashpër rekomandimet e ODIHR për të mos numëruar në mënyrë elektronike fletët e votimit dhe verifikimin e kartave të të identitetit.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi në një dalje për mediat sëbashku me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e kundërshtuan ashpër këtë rekomandim, madje sipas tyre ky është një cënim i rëndë i procesit të ardhshëm zgjedhor.

“Ne na vjen keq dhe denoncojmë faktin që përfaqësues të ODIHR po kryejnë po të njëjtin rol si misioni i OSBE-së në Tiranë, i cili u tall më shqiptarët para zgjedhjeve lokale duke thënë se nuk ka kohë për reformë, reforma do të bëhet pas zgjedhjeve. Tani shohim që del ODIHR dhe deklaron e nuk ka kohë pas 7 muajsh, pune gjoja intensive. Dhe 1 vit para zgjedhjeve priten. Kështu që kjo absolutisht është e papranueshme dhe është politike. Është blerje opinioni dhe qëndrimi. Nuk është qëndrim profesional”,- deklaroi kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi.

“Na ka dalë në plan të ditës deklaratat e ODIHR, të cilat janë të rrezikshme për tërësinë e procesit zgjedhor që mund të zhvillohet në Shqipëri dhe që minojnë nëse do të ecet me frymën e ekpertëve të ODIHR, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, drejtësinë e tyre dhe garancinë e tyre për të qënë të lira dhe të ndershme,- theksoi kryetari i PDS-së Paskal Milo

Dy kryetarët e partive, pjesë e opozitës së bashkuar kanë lëshuar një tjetër apel ndaj partive të mëdha dhe komisionit të reformës zgjedhore që të marrin në shqyrtim propozimet e tyre për korrektim kombëtar të sistemit.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: PSD-PDS kundër ODIHR për numërim elektronik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›