Sejko: Depozitat e qytetarëve janë rritur nga viti në vit
TIRANE- Komisioni parlamentar i ekonomisë dhe financave miratoi të hënën raportin vjetor të veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, ku drejtoresha e kësaj Agjencie Silvana Sejko, theksoi se "depozitat e qytetarëve janë rritur nga viti në vit si në monedhën vendase edhe në atë të huaj.
Në fjalën e saj përpara deputetëve, zonja Sejko paraqiti një përmbledhje të drejtimeve kryesore të aktivitetit të këtij institucioni.
"Gjatë vitit 2011 Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka ndikuar në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit bankar, në forcimin e besimit të publikut në skemën e sigurimit të depozitave në Shqipëri, si dhe në shmangien e riskut të humbjes së kursimeve të tyre si pasojë e falimentimit të mundshëm të ndonjë banke, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies ekonomike të vendit"-tha ajo.
Duke konfirmuar se, sigurimi i depozitave nga kjo agjenci bëhet vetëm për individët depozitat e të cilëve janë rritur. Totali i depozitave është 736 miliard lekë nga të cilat sigurohen vetëm 95% e tyre që sipas ligjit i përkasin vetëm individëve.
(ma.ar/BalkanWeb)