Vdekja e Ardian Klosit, Berisha: Rama i kushtoi editorial hipokrit
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u ndal edhe tek vdekja e publicistit Ardian Klosi, dy javë më parë, duke akuzuar në mënyrë direkte kryetarin e Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, se ishte shkaktari i vdekjes për shkak të harresës ndaj tij.
"E vërteta është se kam gatur vlerësim për përkthyesin Ardian Klosi, i cili edhe në vitet '90 kishte shkruar për gjuhën. Ishte një zë i shoqërisë civile, me të cilin nuk isha dakord në disa raste, por unë e kam vlerësuar. Por, çfarë bëri Rama? Dëgjoni skenarin tipik të manipulimit: Meqë nuk e ktheu dot rastin në 'Kosta Trebickë', shkroi një editorial fund e krye pa asnjë fjalë nga zemra, hipokrizi totale", tha Berisha.
Kryeministri iu referua shkrimit "Papafingo e krismës së thatë", që Rama publikoi ditën e vdekjes së Klosit, për të cilën deklaroi se kryesocialisti edhe këtë rast e përdori politikisht.
"Titulli duhet të ishte: Papafingo e klithmës së braktisjes" dhe kjo e vërtetë nuk mund të fshihet me asnjë makinacion mediatik. Pati vetëm një moment sinqeriteti kur dikush tha: 'Nuk e ndihmuam'. Por, njeriu që e kishte braktisur më shumë se kushdo tjetër ishte Edi Rama", deklaroi Berisha.
"Rama të lexojë intervistën e Kozarës (Kati) e pastaj të bëjë pamflete hipokrite. U them miqve të Ramës: Lutjuni të mos shkruajë asnjë fjalë për ju, sepse çdo gjë mbi tokë, kujtdo mund t’i duhet, po atij që ndahet nga jeta hipokrizitë nuk i duhen kurrë", përfundoi kryeministri.
Publicisti dhe përkthyesi i njohur Ardian Klosi, i cili prej kohësh vuante nga një gjendje e rënduar psikologjike, u nda nga jeta mbrëmjen e 26 prillit, duke u vetëvarur në banesën e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)